TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Mars 2023, 19:15

Berisha nxiton të prezantojë kandidatët para se KQZ t’i bllokojë logon e PD, sulme e akuza Ramës nga Mati

Shkruar nga Pamfleti

Berisha nxiton të prezantojë kandidatët para se KQZ t’i

Ish-kryeministri Sali Berisha po nxiton të prezantojë kandidatët e tij për kryebashkiakë, ndonëse fushata nuk ka nisur ende. Në momentin që Kolegji Zgjedhor do të flasë, ai nuk përdor dot më simbolet e PD, pasi ato do i ketë grupi i Alibeajt dhe si duket prandaj po nxiton.

Ai ishte sot në Mat ku prezantoi kandidatin Skënder Gjuci. Berisha bëri thirrje që të mos votohen kandidatët e PS, duke thënë se ata janë për burg.

Shumë herë më afër janë socialistët e thjeshtë me ju, me secilin prej jush, se sa me Agron Malajn, i cili nuk mendon gjë tjetër ditë e natë, se si të pasurohet vetë dhe se si të pasurohet fatosi i tij. Ka ardhur këtu me deklaratën e pasurive të një ish oficeri garde. Kurse tani është bërë milioner. Ndërton saraje, firmos për të vëllain. Ndaj i bëj thirrje qytetarëve mos votoni kandidatët e tyre, ata janë të gjithë për burg”, tha Berisha.

Ai akuzoi kryeministrin Rama se qeveris përmes krimit. Sipas Berishës, Rama nuk di të bëjë asgjë tjetër veçse të vjedhë.

Sot Edi Rama kontrollon çdo pushtet në këtë vend, sot Edi Rama qeveris duke mos respektuar asnjë ligj, asnjë normë, asnjë standard, asnjë vendim. Sot Edi Rama e ka shndërruar qeverinë e tij në një organizatë të mirëfilltë kriminale, e cila nga njëra anë vjedh çdo orë, çdo ditë, çdo natë, çdo javë, çdo muaj, fondet publike, pasuritë publike të shqiptarëve dhe nga ana tjetër trash çdo orë, çdo ditë e më shumë lidhjet me krimin, mafian dhe drogën”, tha Berisha.

berisha mat zgjedhje logo e dp

Lini një Përgjigje