TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Mars 2023, 16:19

“Të korruptuarit duan të ruajnë gjënë e vjedhur”, paralajmëron Ngjela: SPAK po përgatitet për lëvizje shumë të bujshme

Shkruar nga Pamfleti

“Të korruptuarit duan të ruajnë gjënë e

SPAK-u përfaqëson një moment juridik për të shpëtuar Shqipërinë nga korrupsioni. Ishte kjo deklarata e avokatit Spartak Ngjela i cili insiston se Prokuroria e Posaçme nuk ka asnjë lidhje me politikën, por drejtohet nga Uashingtoni.

Ai tha në një intervistë për Euroneës Albania se priten madje goditje të forta nga SPAK.

Mbajeni mend nga unë këtë se do ju dali. Të gjithë të korruptuarit e lartë nuk janë as me Shqipërinë, as me Perëndimin, sepse do ruajnë gjënë e vjedhur, gjënë që kanë fituar me korrupsion, pra kanë para të paligjshme”, u shpreh Ngjela.

Ai tha se duhet të kemi shpresë të SPAK-u, institucion të cilin do e garantojë politika amerikane.

Javët e fundit janë të shumtë ata që kanë ngjitur shkallët e SPAK. I pari ishte Ilir Meta për aferën CEZ-DIA, më pas Olta Xhaçka për aferën me pronat e ushtrisë, ndërkohë që në pranga ra kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla.

ngjela spak arrestime

Lini një Përgjigje