TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Mars 2023, 15:20

Rama i vendosur për të bllokuar largimin e mjekëve dhe infermierëve: Nuk ka diplomë nëse shkoni në Gjermani

Shkruar nga Pamfleti

Rama i vendosur për të bllokuar largimin e mjekëve dhe

Kryeministri Edi Rama duket i vendosur për të mos lejuar largimin e studentëve  të mjekësisë drejt Gjermanisë. Edhe pse e pranoi pak ditë më parë se vendi po zbrazet, ai sot ka paralajmëruar me bllokime diplomash, skemë kjo e promovuar disa herë prej tij.

Nga ambientet e spitalit të ri për sëmundjet e brendshme në QSUT, Rama tha se Shqipëria nuk do të financojë më shëndetësinë gjermane, duke paguar kostot e studentëve të mjekësisë të cilët largohen sapo marrin diplomën.

Nuk mundet dot Shqipëria të financojë shëndetësinë gjermane, këtë ja kam thënë edhe palës gjermane. Nuk mund të pranojmë që një student të paguaj 1/16 e kostos së studimit, pjesën tjetër ta mbulojë shteti me kontributet e taksapaguesve, në fund ai të marri diplomën dhe të ikë në Gjermani. Patjetër që nuk ndalojmë lëvizjen e lirë dhe s’mund të mbajmë askënd me zor, ama do bëjmë një politikë të diferencuar të kostos dhe tarifës në raport  me angazhimin dhe konkretizimin e angazhimit për të qëndruar në Shqipëri për një periudhë kohë të caktuar. Ashtu si kundër besojmë se është koha që studimet të mos mjaftojnë për të marrë diplomën e mjekësisë, por të duhet edhe praktika. Deri në fund të praktikës, studentët s’do pajisen me atë lejen që kthehet në biletë për të ikur. Është e pamundur të garantojmë një shërbim shëndetësor të standardeve europiane, po qe se burimet tona njerëzore që zhvillohen me sakrifica të gjithanshme, të mos mjaftojnë për të arritur objektivat. Ne do ta shtrimë diskutimin edhe me rektoratin, edhe me komunitetin që të bëjmë politikën më të drejtë të mundshme”, tha Rama.

rama studente gjermani

Lini një Përgjigje