TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Mars 2023, 07:56

Sot Kuvend, Leskaj dhe Hila interpelancë me ministren e Shëndetësisë

Shkruar nga Pamfleti
Sot Kuvend, Leskaj dhe Hila interpelancë me ministren e

Ditën e sotme Kuvendi do të zhvillojë seancën e radhës plenare. Në rendin e ditës është parashikuar një interpelancë e deputetëve demokratë Bujar Leskaj dhe Zef Hila me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Ndërkohë, deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho do të zhvillojë një seancë me pyetje me ministren e Arsimit, Evis Kushi.

 Xhixho do të ngrejë në Kuvend çështjen e mbështetjes së studentëve gjatë kohës së krizës, të cilët edhe pse dërguan një kërkesë që të mbështeten me 100 euro nga qeveria nuk pati asnjë vendimmarrje.

kuvend

Dokumenta bashkëngjitur

Lini një Përgjigje