TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Prill 2024, 16:49

Opozita nesër protestë për dosjen 5D, Bardhi thirrje qytetarëve: Bashkohuni, korrupsioni ulërin!

Shkruar nga Pamfleti

Opozita nesër protestë për dosjen 5D, Bardhi thirrje

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, u ka bërë thirrje qytetarëve të bashkohen në protestën e opozitës.

Opozita do të zhvillojë nesër protestë para Bashkisë së Tiranës, kundër Erion Veliajt pas skandalit me dosjen ‘5D’.

Bardhi u shpreh se tani është koha për të mbajtur përgjegjësi pasi sipas tij “korrupsioni në Bashkinë e Tiranës ulërinë dhe është shkaku kryesor pse sot bizneset, qytetarët në nevojë dhe të rinjtë ndjehen të braktisur”.

“Korrupsioni në Bashkinë e Tiranës ulërin dhe është shkaku kryesor pse sot bizneset, qytetarët në nevojë dhe të rinjtë ndihen të braktisur. Koha për të mbajtur përgjegjësi. Nesër, ora 11:00, përpara Bashkisë së Tiranës, së bashku me qytetarët e ndershëm të Tiranës”, shkruan Bardhi në Facebook.

Lini një Përgjigje