Meta po fle te hotel “Radisson”, në pronësi të Lul Morinës, i skeduar nga ndërkombëtarët dhe i lidhur me pushtetin...
Ilir Meta duket se ka gjetur paqe te krimi, pas përplasjeve me Monika Kryemadhin. Gazetari Bledian Koka, i afërt me zhvillimet brenda opozitës, ka deklaruar mbrëmë në një emision se Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi nuk jetojnë më bashkë. Sipas tij, kreu i Partisë së Lirisë është larguar nga shtëpia ku jetonte me familjen e tij.
Ndërkohë, në media u deklarua se kryetari i Partisë së Lirisë, prej disa javësh ka nisur të flejë në një hotel luksoz në Tiranë që ndodhet në zonën e “Liqenit të Thatë”.
Por sipas portalit “Prapaskena”, Meta po fle te hotel “Radisson”, në pronësi të Lul Morinës, një prej bosëve të pastrimit të parave të pista në Shqipëri, referuar disa investigimeve mediatike, por i skeduar për ndërtime pa leje. Si për ironi, Ilir Meta po hetohet nga SPAK pikërisht për pastrim parash.
Lul Morina u hetua pak kohë më parë për ndërtime pa leje, pasi kishte ngritur kate pa leje. Por e gjitha ishte shou, pasi ai është mik i pushtetit dhe ja hodhi paq.
Kjo miqësi dihet nga të gjithë shqiptarët, madje dhe nga agjencitë ndërkombëtare që kanë nën mbikëqyrje Lul Morinën, por dhe vetë Rama e ka bërë publike duke i inaugurar hotelin “Morina”, madje u bë bloger i këtij hoteli, me thirrje për ta frekuentuar e për t’u punësuar të rinjtë.
Lul Morina, lavatriçe parash të pista
Sipas “Prapaskenës”, Morina u shfaq në fushën e biznesit të ndërtimit në vitin 2005, duke i blerë Shaban Zekajt aksionet në kompaninë ‘Rinia 04’, themeluar në vitin 2004, me kapital 100 mijë lekë, me zyra në Fier.
Një vit më pas, Morina i shton kompanisë fantazmë të ndërtimit si objekt veprimtaria edhe import/eksport të frutave/perimeve. Importi i frutave, sidomos nga Ekuatori dhe Kolumbia, është forma më e përhapur e kamuflimit të trafikut të kokainës. Kompania ‘Rinia 04’, herë rezulton me bilance dhe herë pa bilance, duke ngritur dyshime të forta për një skemë të pastrimit të parave.

Në vitin 2012, Morina i ble Besnik Serdanit kompaninë Xheluks Construksion, për 100 mijë lekë, me të cilën ka ndërtuar pallatin pa leje tek Liqeni i Thatë në Tiranë. Edhe kjo kompani ishte themeluar në vitin 2010 dhe nuk kishte ndonjë aktivitet të konsoliduar ekonomik.
Në vitin 2018., Lul Morina i blen Jorgji Ruçit kompaninë “Drymades Dream”, për 7.5 milionë lekë, duke ndërtuar më pas resorte më vlerë miliona euro. Çuditërisht edhe kjo kompani kishte si objekt import/eksport të fruta/perimeve.
Disa muaj më pas, Lul Morina, me këtë kompani, hyn në ortakëri me vëllezërit indianë Nitin Sandesara dhe Chetankumar Sandesara, në kërkim për përvetësimin dhe pastrimin e 1 miliard USD përmes një skeme më kreditë bankare në Indi.

Me anë të këtyre kompanive fantazmë dhe që i ka blerë me më pak se sa 10 milionë lekë, Lul Morina ka qarkulluar miliarda lekë dhe ka investuar dhjetëra milionë euro në pasuri të paluajtshme, si resorte, hotele dhe pallate, por edhe duke blerë jaht, makina të shtrenjta etj.
Pastrim parash me dy vëllezërit indianë
Emri i Lul Morinës doli edhe një herë në vitin 2019 gjatë historisë së pazakontë të vëllezërve indianë Nitin Sandesara dhe Chetankumar Sandesara, të dyshuar për përvetësimin dhe pastrimin e 1 miliard USD përmes një skeme më kreditë bankare në Indi. Përgjatë viteve 2008-2011 ata kanë marrë qindra milionë dollarë kredi nga disa banka shtetërore të Indisë, para të cilat nuk kanë shkuar në llogarinë e sterling, por janë zhdukur përmes një rrjeti prej 300 kompanish offshore të ngritura nga vetë ata.
Dy vëllezërit indianë gjetën strehë në Shqipëri, ndërsa u pajisën me nënshtetësi nga Ilir Meta, ndonëse drejtësia indiane i kërkonte në të gjithë botën për pastrim parash. Ata krijuar në vitin 2017 dy kompani ndërtimi “Tulja Real Estate” dhe “Laxmi Real Estate&Investment”, ndërsa dhjetor 2018 hynë në ortakëri me 50% të aksioneve me Lul Morinën, në kompaninë “DRYMADES DREAM”, e cila mes aseteve ka edhe resortin e njohur “DRYMADES DREAM” në Dhërmi.

Dy vëllezërit blenë 50% të aksioneve për 100 mijë euro. Tre muaj më pas, Lul Morina i merr sërish 50% të aksioneve, përmes kompanisë ‘Rinia 04’, duke u dhënë dy vëllezërve indianë një apartament në Vlorë.
Përpos kompanisë “DRYMADES DREAM”, Morina është pronar i disa kompanive të tjera NDËRTIMI si ‘Rinia 04’, kompania e ndërtimit Xheluks Construksion me të cilën ndërtoi pallatin pa leje si dhe pronar i kompanisë, themeluar në vitin 2022, më objekt zhvillimi dhe menaxhimi i projekteve gjeneruese të energjisë elektrike fotovoltaike.
Përmes kompanisë ‘Rinia 04’, Morina ka qenë pronar i kompanisë VILDRI, e cila ka fituar kontrata për ndërtim hidrocentralesh, ku më pas ia kaluar aksionet kompanisë Alpet Energy.
Lul Morina njihet edhe si ish donator i Klubit të Futbollit Tirana. Madje, në fund të vitit 2019, Morina shprehu interesin për t’i blerë Bashkisë së Tiranës 34% të aksioneve të Klubit Tirana. “Me sa di unë, ekipi ka pasur dhe ka disa borxhe të mëparshme që ekzistonin që kur isha unë pjesë e Tiranës. Nuk kam një pasqyrë të qartë të situatës dhe borxheve. Fakti që dua të hyj në këtë klub dhe të marr aksionet e bashkisë ka përgjegjësi më vete. Këtë lëvizje e bëj për të ndërtuar diçka më të mirë, për të ngritur Tiranën atje ku e ka vendin”, tha Julian Morina.
Julian Morina njihet për jetën e luksit, ku ekspozon në rrjetet sociale një jaht me mbiemrin e tij ‘Morina’, makinë Rolls Royce etj. Lul Morina shfaqet në regjistrin e biznesit 12 vitet e fundit, ndërsa nuk dihet baza mbi të cilën e ngriti kapitalin.
Lini një Përgjigje