
Nënkryetarja e PD-së zyrtare Orjola Pampuri, nuk ka kursyer akuzat ndaj kryeparlamentares Lindita Nikolla, teksa i është përgjigjur edhe Gazmet Bardhit.
Pampuri theksoi se Lindita Nikolla ka kaluar vijën e kuqe duke injoruar kërkesat e PD-së dhe duke njohur vetëm ato të Rithemelimit.
Orjola Pampuri e ftuar në “News24”, u shpreh se Nikolla po injoron kërkesat e opozitës reale, sipas saj, PD-së zyrtare. Për Pampurin, Nikolla njeh vetëm kërkesat e grupit të Rithemelimit dhe kjo është shkelje e ligjit.
“Lindita Nikolla injoron kërkesat e opozitës. Nikolla njeh kërkesat e grupit të Rithemelimit dhe nuk merr parasysh kërkesat e grupit parlamentar të PD-së. Nuk mund të merret parasysh kërkesa nga Rithemelimi. Nikolla ka kaluar vijën e kuqe, ka shkelur ligjin dhe prandaj e kemi kallëzuar në SPAK. Këtu po cenohet opozita, po cënohet e djathta“, u shpreh Pampuri.
Më tej deputetja deklaroi se kryetar njeh vetëm Lulzim Bashën, teksa shkarkimin e mundshëm nga Gazment Bardhi e cilësoi nul. Ky i fundit harroi që grupi i Bashës nuk e njeh, dhe deklaroi dje se do shkarkojë Pampurin me Agalliun sepse nuk morën pjesë në votimin për mandatin e Xhaçkës.
“Unë jam në PD dhe kryetar është Lulzim Basha. Gazment Bardhi jeton në një botë tjetër, unë s’jam pjesë e Rithemelimit që të mund të më shkarkojë. Nëse shkarkohem, shkarkohem nga forumet e PD-së. Shkarkimi im nga Bardhi është nul. Unë dhe zoti Agalliu nuk kemi mbështetur Olta Xhaçkën, ne kemi qenë kundër amnistisë për zyrtarët e korruptuar. Bardhi po vijon me shpifje, që iu ka dalë boja“, tha Pampuri.
Lini një Përgjigje