
Në një takim me strukturat dhe simpatizantët e PD-së në qarkun e Gjirokastrës, deputeti demokrat Oerd Bylykbashi është shprehur se sot arritjet e kësaj force politike po kthehen në fasadë për shkak të regjimit.
Bylykbashi tha se të jesh demokrat në Gjirokastër është më e vështirë se në qytete të tjera, për shkak të makinerive të shtetit.
“Të gjitha arritjet e jashtëzakonshme që arriti qeverisja e PD sot po kthehen në një fasadë pasi ky regjim hibrid është më i rrezikshëm se ai që kemi lënë 34 vite më para. Fakti që është hibrid, tinëzar shpesh herës po tolerohet. Është detyra jonë që të zgjojmë njerëzit për këtë rrezik që po na kanoset, Shqipëria po zbrazet pasi është krijuar një sistem pandëshkueshmërie.
Ata janë të gatshëm të firmosin, të hanë dardhat dhe kumbullat pasi janë ideuar nga Rama për të vjedhur dhe pasi të bëjnë disa ditë burg të shijojnë milionat e vjedhura.
Është e lehtë të jesh demokrat në Tiranë Durrës këtu tek ju është shumë e vështirë pasi jeni rrethuar nga një makineri shumë herë më e fortë se në pjesët e tjera të Shqipërisë.
Ne bëmë një betejë politike për disa muaj dhe çojë në bashkimin e grupit parlamentar të PD, dhe misioni ynë është të bashkojmë të gjithë demokratë që të korrim fitoren në zgjedhjet e ardhshme”, ka thënë Bylykbashi.
Lini një Përgjigje