Kryeministri Edi Rama, zhvilloi një takim në Durrës me krerët e bashkive, ku foli lidhur me performancën e pushtetit vendor.
Në fund të fjalës së tij, Rama u nervozua me Dhimitër Tolin, kryetarin e Dropullit.
“O Dhimo ça ke? Ke që në fillim që bën ca gjeste të çuditshme. S’ka ujë në Dropull, ca ke? “, i drejtohet Rama.
Në këtë takim Rama u ka tërhequr vëmendjen disa prej kryetarëve, teksa ka paralajmëruar se duhen shkarkuar edhe krerët e njësive Adminsitrative të PS.
Lini një Përgjigje