TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Korrik 2025, 10:33

'Bum' ndërtimesh pa leje në Vlorë, Rama bën për “ujë të ftohtë” Ermal Dredhën: I ka sytë gjysmë të hapur e gjysmë të mbyllur

Shkruar nga Pamfleti
'Bum' ndërtimesh pa leje në Vlorë, Rama bën
Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha

Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një takim me kryetarët e bashkive të vendit në Durrës, me fokus administrimin e pushtetit vendor dhe sfidat që ka sjellë rritja e fluksit turistik në qytetet kryesore.

Gjatë takimit, Rama u ndal veçanërisht te problematikat që kanë dalë në pah në qytetet e mëdha dhe ato turistike, teksa kritika të ashpra ka patur për Bashkinë e Vlorës dhe kryebashkiakun Ermal Dredha, i cili ndodhej në sallë.

Kryeministri theksoi se një nga rastet më problematike është Vlora, ku sipas tij, kryetari dhe strukturat vendore i kanë sytë gjysmë të hapur dhe gjysmë të mbyllur, ndërsa shtoi se qyteti është kthyer në një pikë qendrore të diskutimeve për shkak të bumit të ndërtimeve pa leje përpara sezonit turistik.

“Do bëj një adresim të përgjithshëm i disa problematikave kyçe që fatkeqësisht kanë sot qytetet e mëdha me ngarkesë të posaçme të fluksit turistik të Shqipërisë.

Dobësia e pushtetit vendor ka dalë në pah edhe si rezultat i një ndryshimi shumë të madh të gjithë mënyrës së funksionimit të vendit për shkak se vendi tani më nuk mban vetëm banorët e vet.por mban edhe një ngarkesë ekstra turistësh që sjell sfida të reja të komplikuara dhe ngarkesa të mëdha ekstra për pushtetin vendor.

Një nga gjërat që vihet re është nxitja e brendshme e biznesit për të kapërcyer kufijtë në formën e zaptimeve të terrritorit, deri ndërtimeve pa leje në territore ku vëmendja është më e vogël apo si në Vlorë ku kreu bashkisë I kanë sytë gjysmë hapur dhe gjysmë mbyllur”, u shpreh Rama.

 

rama uje te ftohte ermal dredhen

Lini një Përgjigje