Kryeministri Edi Rama thotë se ka ardhur koha për operator kombëtar të sistemit të shpërndarjes së ujit.
Kryeministri Edi Rama ka dhënë sinjale të qarta për një reformë të thellë në sektorin e ujësjellësit, duke paralajmëruar shkrirjen e UKT dhe krijimin e një operatori të vetëm kombëtar për menaxhimin e ujit në Shqipëri.
Duke folur në një takim me kryetarët e bashkive në Durrës, Rama shprehu shqetësimin për mënyrën si funksionon aktualisht sistemi i shpërndarjes së ujit, duke përmendur konkretisht rastin e Tiranës, ku, sipas tij, drejtori i UKT kishte krijuar një strukturë të fryrë burokratike me 30 vetë staf vetëm në zyrë.
“Dhe këtu kemi nevojë për një reformë. Të gjitha llojet e eksperiencave na nxjerrin në konkluzionin se është koha për operator kombëtar të sistemit të shpërndarjes së ujit, që të adresojë një çështje jetike, sikurse është çështja e furnizimit me ujë. Mund ta përfytyroni një zyrë drejtori ujësjellësi me 30 këshilltarë, me 30 vetë staf? Nuk ka zyra ime as çerekun. Mund ta përfytyroni një drejtor UKT me 30 veta në zyrë. Kështu ishte në Tiranë.”, tha Rama.
Kryeministri kritikoi ashpër strukturat e ujësjellësve për mungesë efikasiteti, administrim të dobët dhe fryrje të panevojshme të personelit, duke e quajtur situatën të papranueshme në një vend si Shqipëria, që ende përballet me mungesa serioze në furnizimin me ujë të pijshëm.
“Çudira ka pasur shumë, ka më pak tani, por prapë ka tepër, se Shqipëria nuk ka luksin të presë që të gjithë të bëjnë punën siç duhet,” shtoi ai.
Deklarata e Ramës vjen në një kohë kur qeveria po shtyn përpara reforma të reja në funksion të përgatitjes së vendit për standardet e Bashkimit Evropian.
Ai sugjeroi se modeli aktual i menaxhimit të shpërndarjes së ujit në nivel vendor ka dështuar të garantojë cilësinë dhe qëndrueshmërinë e shërbimit për qytetarët.
Ky paralajmërim nga Rama vjen pas lajmit për shkrirjen e
.
Lini një Përgjigje