TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Qershor 2025, 20:10

Nuk siguroi dot foto me Trump, Rama kënaqet me lajme të vjetra: Samiti i NATO në 2027 mbahet në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Nuk siguroi dot foto me Trump, Rama kënaqet me lajme të vjetra: Samiti

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për Samitin e NATO-s të mbajtur në Hagë. Ai ka hedhur foto nga takimi, teksa shprehet se u ra unanimisht dakord që samiti i vitit 2027 të mbahet në Tiranë.

Sot në Hagë, Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë në vitin 2027”, shkroi Rama në një postim në rrjetet sociale.

Por edhe pse kryeministri e shiti si diçka të re, në fakt dihej që do mbahej në Tiranë. Madje Rama gjatë zgjedhjeve mburrej se do të sjellë Trumpin në Tiranë në vitin 2027. Në këtë Samit, Rama duket se doli pa gjë. Kryeministri nuk arrtit t’i japë as dorën Trumpit dhe duket se kënaqet me lajme të vjetra.

Kryeministri e ka njoftur Samitin që në dhjetor 2024: “Akoma më e pamendueshem disa vite më parë është mikpritja në Tiranë e Samitit të NATO-s, në 2027 ku i pranishëm do të jetë edhe presidenti i SHBA. Kemi nisur punën bashkë me NATO-n. Një ekip vlerësimi për infrastrukturën ka ardhur në Tiranë dhe ka bërë vlerësim për Tiranën që do të ishin të pamundura nëse nuk do të kishim ndërtuar gjithçka që është ndërtuar këtë dekadë. Sot trajtohemi si të barabartë jo thjeshtë formalisht por me një respekt që nuk e kemi pasur kurrë më parë”.

Lini një Përgjigje