TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Qershor 2025, 13:38

Ish-kreu lokal i PD-së në krye të Kadastrës Vlorë, reagon Berisha: Më njoftoi me mesazh

Shkruar nga Pamfleti
Ish-kreu lokal i PD-së në krye të Kadastrës Vlorë,
Sali Berisha

Kreu i PD-së. Sali Berisha në konferencën e sotme me gazetarët u pyet edhe për Genc Deromemajn ish-kryetarin e PD-së në Vlorë, i cili u zgjodh në krye të Kadastrës së qarkut Vlorë.

Berisha thotë se Deromemaj bëri zgjedhjen e tij, duke marrë një post që një demokrat nuk do e merrte kurrë.

Deromemaj para 10 ditësh i dërgoi mesazh Berishës se do largohej nga partia, por nuk i tha se do drejtoj kadastrën e Vlorës.

"Para 10 ditësh dërgoi një mesazh, më informoi se do largohet nga aktiviteti politik. Në fakt nuk ka patur aktivitet për arsye të veta. Është zgjedhje e tij dhe unë personalisht e kam thënë, thelbin e lirisë e konsideroj si zgjedhje, ai ka bërë një zgjedhje. Ka marrë një post, që një demokrat nuk e merrte kurrë. Ai ka bërë zgjedhjen e tij." - u shpreh Berisha.

berisha genc deromemaj

Lini një Përgjigje