TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Qershor 2025, 10:24

Erion Braçe publikon votën me simbolin e “dyshimtë” të shpallur të pavlefshme nga KAS: Është topi i Mato Grudës! (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Erion Braçe publikon votën me simbolin e “dyshimtë”

Deputeti socialist Erion Braçe ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve, i cili po kryen procesin e rinumërimit të votave të Tiranës për 11 majin.

Ankesa konkrete e Braçes, ka të bëjë me shpalljen prej KAS si të pavlefshme të një vote për Partinë Socialiste. Shenja e votës nuk ishte shënuar me kryq apo me vizë, por një simbol të dyshimtë.

Braçe duke e quajtur këtë simbol “topin e Mato Grudës” thotë se në rregullore nuk parashikohet si e pavlefshme kur vendoset një shenjë e tillë në fletën e votimit te kutia përkatëse.

Sakaq, merr një rast tjetër kur në kutinë përkatëse është vendosur një zemër si shenjë për votën dhe është konsideruara e vlefshme.

"Jo për votat e mia;
për votat e njerëzve!

Vota në foton e parë është numëruar dje;
ishte në një nga kutitë e Njësisë nr. 5 dhe është votë vetëm për partinë!
KAS-i e ka shpallur të pavlefshme!
Po pse?
Pse një vullnet i shprehur me topin e Mato Grudës është konsideruar i pavlefshëm?
Pse KAS-i këtë shenjë e quan të pavlefshme?!
Pse zemra është e vlefshme dhe topi i Matos, jo?!

Më në fund dje, një mik që arkivon, ma dërgoi elektronikisht Manualin e KQZ-së për votën e pavlefshme!
Në asnjë nga shembujt e KQZ-së, topi i Matos nuk e bën votën të pavlefshme – shihini!
Madje, në Manualin e KQZ-së, asnjë nga shembujt për votën e pavlefshme nuk përputhet me shumicën e votave të pavlefshme që po shpall KAS-i!

Shiheni foton e pestë me radhë:
Në cilin nga shembujt e KQZ-së për fletët e pavlefshme përfshihet dhe shpallet e pavlefshme kjo votë?!
Si kjo, janë me dhjetëra!

Tani, nëse KAS-i mendon, siç e ka shpjeguar vetë në shkrimin në foton e tretë dhe të katërt, se “Erion Braçe ka blerë votë dhe, për ta kontrolluar, ka urdhëruar kryqin te emri”, OK – ta thotë me vendim të qartë këtë për të 129 votat në 740 kuti;
Vetëm se duhet të shpjegojë si bëhet një votë për çdo 6 kuti!

E thjeshtë – bëhet!", shkruan Braçe.

Erion Braçe publikon votën me simbolin e “dyshimtë”

Lini një Përgjigje