
Kuvendi ka publikuar përfitimet speciale të deputetëve për muajin maj dhe bie në sy se ka një numër shumë të madh që kanë përfituar dieta në vlera shumë të larta.
Deputetët shqiptarë duket se nuk kanë të ngopur me paratë që marrin nga taksat e qytetarëve. Ligjet i kanë bërë në mënyrë të tillë që për veten e vet në fund të muajit fusin miliona në xhep, ndonëse disa prej tyre kanë pafund biznese dhe prona.
Kuvendi ka publikuar përfitimet speciale të deputetëve për muajin maj dhe bie në sy se ka një numër shumë të madh që kanë përfituar dieta në vlera shumë të larta. Janë plot 59 deputetë, pra më pak se gjysma e totalit që ka Kuvendi, që nuk kanë të ngopur. Nga këta 59 një numër shumë i madh kanë marrë deri në 1.5 milionë lek të vjetra dieta.
Ndërkohë nëse fusim këtu rimbursime telefoni, paga dhe në disa raste rimbursime qiraje, deputetët tanë marrin mbi 5 mln lekë në muaj. Ndërkohë ka dhe nga ata që nuk paguajnë dot 75 mijë lekë për të nxjerrë një pasaportë, por marrin rimbursime po nga Kuvendi. Pse kaq të babëzitur këta deputetët tanë? Ndërkohë Ina Zhupa ka marrë rimbursim 15 mijë lekë për fjetje në hotel.
Vërtet ligji ua mundëson të tilla benefite, por në fund të fundit janë taksat e shqiptarëve. Si mundet një deputet të kërkojë rimbursim për nxjerrje pasaporte? Ndërkohë skandali është se shumica e deputetëve i marrin qyl dietat.
Pothuajse të gjithë kanë shtëpi në Tiranë dhe rrinë këtu përditë, askush nuk shkon të takohet me qytetarët në zonat ku janë zgjedhur deputetë. Por në fund të muajit çojnë faturat në Kuvend dhe Lindita i firmos. Kjo është një skemë që ka funksionuar shumë vite më parë, pasi shohim që ka dhe deputetë Tirane që marrin dieta. /Pamfleti




Lini një Përgjigje