TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Qershor 2024, 15:49

Me Bashën apo Berishën? Çollaku ende i paqartë: Do vazhdoj të jem deputet i PD, nuk lëviz nga identitetin im politik!

Shkruar nga Pamfleti
Me Bashën apo Berishën? Çollaku ende i paqartë: Do vazhdoj
Kreshnik Çollaku

Deputeti i PD Kreshnik Çollaku, ka folur në lidhje me vendimin e Gjykatës së Apelit që vendosi që vula e PD ti jepet ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ai ka deklaruar se ka qenë dhe do të jetë deputet i PD. Çollaku ka folur edhe në lidhje me faktin nëse ka braktisur apo jo Lulzim Bashën pas vendimit të Apelit. Çollaku theksoi se nuk ka lëvizur në asnjë moment nga identiteti i tij politik.

“Isha dhe jam deputet i PD. Me statusin në rrjetet sociale konfirmoja këtë gjë. Komentet dhe kuptimet e keqkuptimeve vërshuan po braktis këtë apo po shkon atje.

Dua të sqaroj se unë nuk kam lëvizur në asnjë moment nga identiteti im politik. Jam student i dhjetorit dhe themelues i PD.
Nuk ka braktisur askënd por kam refuzuar të gjithë ata që më kanë kërkuar që të lë PD-në.
Kam deklaruar se do jem aty ku është sigla e PD.

Duhet paraqitur një projekt bashkimi. E kemi të pamundur fitoren pa bashkuar demokratët dhe pa ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë”, tha ai për “News24”.

partia demokratike

Lini një Përgjigje