Nuk do mendje, të kuptohet se Monika, Iliri e nënë Fatimja, mashtrojnë për të fshehur të vërtetën, sepse miliardat, shpenzimet për fëmijët në Londër, pallatet, vilat, apartamentet në Tiranë, Durrës, Vlorë, Himarë, Sarandë, Ksamil, godina e Partisë së Lirisë në mes të ish-Bllokut dhe makinat e jeta luksoze, nuk u kanë rënë nga qielli...
Çifti Meta- Kryemadhi, janë në hall e në panik të madh prej prangave të merituara, por, ndërsa burgun mendojnë se mund ta shmangin me “Arrest shtëpie”, më shumë janë të tmerruar prej sekuestros së pasurive, që është baza e hetimit të tyre nga SPAK.
Ata janë marrë vesh, për të thënë të njëjtin mashtrim para hetuesve, por pasi kanë kuptuar që BKH e FBI dinë gjithçka; Iliri, Monika e nënë Fatimja kanë humbur kontrollin, duke thënë gjëra kontradiktore, që kanë nxjerrë zbuluar skenarin për të fshehur të vërtetën e burimit të pasurive.
P.sh., kur Fatime Kryemadhi, që u bë ‘sheike’ duke shitur zarzavate në tregun fshatar, doli nga SPAK, e tha: - Të gjitha pasuritë dhe milionat që janë në emrin tim dhe ato që i kam dhuruar Monikës, dhëndrit, mbesave e nipit, i kam vënë me punë të ndershme.
Kur “zonja e zezë” Monika Kryemadhi doli nga SPAK, tha: - Vila, pallati, pasuritë e paluajtshme dhe llogaritë bankare gjendje e ato që kam shpenzuar për 3 fëmijët, i kam vënë me punën time të ndershme, ndërsa Iliri nuk ka asnjë copë tullë e asnjë qindarkë kontribut.
Kur Ilir Meta doli nga SPAK, deklaroi: - Unë nuk kam dijeni, se çfarë ka bërë Monika me pasuritë e llogaritë bankare të familjes, mbasi unë vetëm firmosja verbërisht në mirëbesim, por nëse ka abuzuar le të përgjigjet ajo para drejtësisë e jo unë.
Nuk do mendje, të kuptohet se Monika, Iliri e nënë Fatimja, mashtrojnë për të fshehur të vërtetën, sepse miliardat, shpenzimet për fëmijët në Londër, pallatet, vilat, apartamentet në Tiranë, Durrës, Vlorë, Himarë, Sarandë, Ksamil, godina e Partisë së Lirisë në mes të ish-Bllokut dhe makinat e jeta luksoze, nuk u kanë rënë nga qielli.
Por janë me burim nga korrupsioni, vjedhjesh, ryshfetesh, trafiqesh dhe kontrabandë e Ilir Metës, kur ishte ministër, zv/kryeministër, kryeministër, kryetar Kuvendi e President në tre pushtetet Nano, Berisha, Rama, ku kishte 30% të ministrive, ambasadave, drejtorive qendrore, doganave, tatimeve, Porteve Detare, kufirit, prefekturave e bashkive.
Këto pasuri, që ka zbuluar deri tani BKH sëbashku me ekspertet e FBI të atashuar në SPAK; nuk janë gjilpëra që Iliri e Monika mund ti fshehin në kashtë; por janë pallate, toka, troje, kulla, apartamente, vila buzë detit e transaksione financiare, janë një listë me pasuri e llogari bankare në Euro, USD e Paund jashtë Shqipërisë.
“Babai i korrupsionit” Ilir Meta, tha se ka firmosur “fap e fap” në mirëbesim, çdo dokument pasuror e financiar që i ka çuar gruaja; duke u përpjekur të bind SPAK-un e shqiptarët, se Monika i ka “ngrënë dardha” pas shpine, ndërsa ai, gjoja nuk ka ditur asgjë për pasurinë prej sheikësh që ka brenda e jashtë Shqipërisë.
Vërtetë që çdo thes me miliona e pasuri që vidhte Ilir Meta, administrohej nga Monika, por dora e parë që bënte pazaret ishte Iliri, ndërsa një ato që i ka fshehur disa pasuri e llogari bankare, është nënë Fatimja, kunati Drini Kryemadhi, Muharrem Berisha, “çingija” Elona Guri, komiku Bes Kallaku e të tjerë që BKH, SPAK e FBI i kanë skeduar.
Ndërsa pasi SPAK, nisi hetimin e thelluar e të zgjeruar për pasuritë e tyre, çifti i mafiozëve Meta-Kryemadhi, nisi skenarët dhe përpëlitjet e dështuara, për të fshehur e shmangur sekuestron edhe me aktrime divorci./Pamfleti
Lini një Përgjigje