TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Qershor 2024, 09:58

"I duam taksat sa Erion Braçe"/ Çmendet deputeti i PS, sulmon shtresën e mesme: O injorantë me shkollë

Shkruar nga Pamfleti
"I duam taksat sa Erion Braçe"/ Çmendet deputeti i PS,
Erion Braçe

Protesta e profesionistëve të lirë dhe pankarta "i duam taksat sa Erion Braçe" ka nxjerrë jashtë kontrollit deputetin socialist.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, me një gjuhë mjaft të ashpër ndaj tyre Braçe i quan profesionistët e lirë idiotë, injorantë.

Deputeti socialist vazhdon më tej të tallet me profesionistët e lirë duke shkruar se nuk arrijnë të dallojnë dot të ardhurat bruto nga ato neto

“Hahahahaahahahaahahahaha

Ooooooooooooooooooooo Zooooooooooooooooooot


Të njëjtët idiotë që bëjnë të njëjtën gjë.

Nuk duan te hyjne ne provime apo duan ti marrin qyl, dalin e thone “I duam tarifat sa Erion Braçe”;

Jane rritur e kane marre nje cope leter, dalin e thone “Duam lekë sa Erion Braçe”;


Kalojne nja dy vite dhe nje e shume plehra i japin letra profesionisti, dalin e thone “Lekët i duam, taksat s’i duam”;

Pastaj i rrahin dashnoret qe kane mend ca me shume dhe nderrojne mendje, dalin e thone “I duam taksat sa Erion Braçe”!

Ne fakt te njejtet injorante nuk dine qe nuk kishin tatim fare, paguanin zero lekë tatim mbi lekët, ose siç çdo injorant me shkollë thoshin “paguajmë tatime ne, ja paguajmë dritat, ujin”.

Oooooooooo Zooooooooot, e kuptoni kush ka shkuar në Gjykatën Kushtetuese?

Profesioniste qe nuk dallojne dot te ardhurat bruto nga ato neto, thjesht dine ti numerojne”, shkruan deputeti socialist.

erion braçe

Lini një Përgjigje