TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Qershor 2024, 11:11

Pse u thirr në SPAK Ledina Alolli, dhe pse gënjeu kur doli

Shkruar nga Pamfleti

 

Pse u thirr në SPAK Ledina Alolli, dhe pse gënjeu kur doli
Ledina Alolli dhe Sali Berisha /

Qytetarët kanë për detyrë të parashtrojnë pyetje dhe të ngrenë dyshime, pasi në SPAK-un e anti- korrupsionit, nuk thirresh kurrë për arritje dhe suksese...

Ledina Alolli, ish deputete, ish anëtare e këshillit bashkiak Korçë, ish nënkryetare e PD Dega Korçë, ish nënkryetare e Forumit të Gruas Demokratike në Korçë, ish kryetare e Komanduar e PD nga Basha pas ndarjes nga Foltorja, ish kandidate për kryetare Bashkie nga Foltorja në vitin 2023, pas një pelivanllëku politik pa skrupuj, kandidate tani për dekane në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Korçës, u thirr dje në SPAK.

Teksa doli prej andej dhe me një status qesharak në adresën e saj në Facebook, qetëson vallaha turmat e shqetësuara të njerëzve në Korçë, për fatin e Ledinës duke iu thënë:

"‘...Dua t'ju bëj me dije se prezenca ime sot në SPAK lidhet me një sqarim për palë të tretë lidhur me zgjedhjet lokale të vitit 2023! Gjithçka është në rregull dhe pa asnjë lloj problemi ligjor për mua!"

Pas këtij statusi, që Ledina shkroi për të qetësuar njerëzit, shqetësoi të mençurit dhe skeptikët.

Në zgjedhjet vendore të marsit 2023 Ledina Alolli, edhe mes shkrimesh tona në Pamfleti, na rezulton person i dyshimtë për pastërtinë e përkatësisë dhe betejës së saj politike. Shumë akuza dhe dyshime të ngritura atëherë për të, lidheshin me faktin që ishte një marioneta e ministrit të PS-së, në radhët e PD-së. Me qindra qytetarë korçarë na shkruanin sesi kjo kandidate e Foltores së Berishës, nën siglën e Ilir Metës nuk preku dhe nuk evidentoi gjatë fushatës, asnjëherë dhe asnjë nga problematikat madhore të pushtetit abuziv të Partisë Socialiste dhe të Bashkisë së Korçës. Pse vallë?

Dje, kjo demokrate me kaq shumë detyra dhënë nga Partia Demokratike, që në Korçë ka 17 vite që vetëm humbet, thirret në SPAK.

Humbësja e Bashkisë së Korçës, thirret, sipas saj, në SPAK, për zgjedhjet e vitit 2023 për një sqarim lidhur me një palë të tretë, në këto zgjedhje.

Ledina Alolli, që në 20 vite ka mbajtur kaq shumë detyra në PD, por edhe për faktin se më 21 qershor do të votohet për dekane e Fakultetit Ekonomik duhet të bënte transparencë të plotë, duke iu thënë korçarëve dhe shqiptarëve, por edhe kolegëve në Universitete që thirren ta votojnë, pse ishte dhe në SPAK dhe në çfarë cilësie!

Kur doli nga SPAK, Ledina Alolli deklaroi se ishte thirrur për çështje personale.

Pasi u konsultuar dhe u orientua, bëri një status dhe na tregoi se ishte thirrur, jo për diçka personale, por për zgjedhjet e vitit 2023.

Pse gënjeu Ledina Alolli?

U thirr në cilësinë e personit në dijeni?

U thirr në cilësinë e personit të implikuar, apo pjesë në çështje?

U thirr sepse është kallëzuar ajo përkrah të tjerësh?

U thirr të sqaronte çfarë dhe për kë person, subjekt politik, apo për kë institucion a çështje?

Ledina Alolli e ka detyrim përpara Demokratëve dhe qytetarëve të Korçës dhe përpara kolegëve në Universitet që të bëjë transparencë të plotë.

A mos ndoshta Ledian Alolli nuk ka shkuar vetëm për zgjedhjet në SPAK, por edhe për çështje të tjera që mund të lidhen me abuzime në Fakultetin Ekonomik, apo me përgjime të mundshme për persona në dyshim me të cilët ka qenë në bashkëpunim, apo në bashkëveprim? Apo mos ndoshta është thirrur për dyshime dhe akuza që i bëhen asaj për titujt akademikë marrë në Bullgari?

Qytetarët kanë për detyrë të parashtrojnë pyetje dhe të ngrenë dyshime, pasi në SPAK-un e anti- korrupsionit, nuk thirresh kurrë për arritje dhe suksese.

Nga ana e saj Ledina Alolli ka për detyrë të jetë transparente me publikun, në shkallën që nuk dëmton hetimin.

Humbës të përjetshëm, përfitues të përjetshëm nga partitë politike ku aderojnë dhe nga lojërat e pista politike që bëjnë, janë këta njerëzit e kompromiseve dhe aferave, ngarkuar me hije dyshimi, që kanë pushtuar, apo zaptuar prej 3 dekadash kupolën drejtuese të këtij vendi dhe i kanë shkaktuar Shqipërisë dëme të parikuperueshme humane dhe financiare./Pamfleti

ledina alolli spak

Lini një Përgjigje