TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Dhjetor 2023, 13:29

"Nuk ndalemi deri në rrëzimin e Ramës", Berisha tregon kur do të nisin protestat kombëtare

Shkruar nga Pamfleti

"Nuk ndalemi deri në rrëzimin e Ramës", Berisha tregon

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se në muajin janar do të ketë sërish protesta, por nuk theksoi nëse do të jenë kombëtare.

Në konferencë me gazetarët, Berisha tha se protestat nuk do të ndalen deri në rrëzimin e Edi Ramës.

Berisha u shpreh se ka një vullnet të hekurt nga demokratët, do mobilizohen dhe protestat dhe zëri ynë nuk do shuhet.

Pyetje: Planifikoni protestë kombëtarë në janar?

Berisha: Protesta do ketë në muajin janar. Tani gjithnjë e më shumë del e qartë dhe gjithçka varet nga vendimi i qytetarëve për tu përballuar me diktaturën e re, me narkodiktaturën dhe me armët e diktaturës, SKAPI-n dhe armët e tjera. Do fillojmë në janar dhe do ndërpriten protestat deri ditën që të përmbyset Rama.

 

berisha rrezim rama protesta kombetare

Lini një Përgjigje