TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Dhjetor 2023, 13:23

Berisha bëhet trim para arrestit: Më pëlqen kërkesa e SPAK, më kanë tmerr

Shkruar nga Pamfleti
Berisha bëhet trim para arrestit: Më pëlqen kërkesa e SPAK,
Sali Berisha

Në një konferencë për shtyp ish-kryeministrit Berisha ka komentuar deklaratën e kreut të SPAK, Altin Dumani.

Ish-kryeministri e konsideron atë si një majtist të pandreqshëm.

Ndërkohë ai komentoi edhe kërkesën e SPAK për "arrest me burg", duke i pamundësuar komunikimin me persona të tjerë përtej familjes.

Teksa të gjithë e konsiderojnë si një masë të rëndë, Sali Berisha tregoi se i pëlqen shumë.

Për këtë ai listoi 2 arsye.

“Ajo kërkesë më ka pëlqyer shumë, por e dini pse? Sepse ajo kërkesë tregon më shumë se çdo gjë tjetër 2 gjëra, së pari se cili është Edi Rama, bastard, pasardhës i një xhelati. Së dyti, është se është dëshmi e tmerrit që ai ka nga unë, dhe mua kjo më pëlqen të jem i sinqertë”, tha Berisha.

Berisha u pyet nëse do të zbatonte masën e arrestit shtëpiak.  “Unë siç keni konstatuar ju, në fushën që është e avoketërve, ndjek konsultat me ta. Nuk është momenti të konsultohem paraprakisht. Konsultat vijnë hap pas hapi. Do të ndjek këshillën e tyre”, tha ai.

Ndërkohë, nuk ka një përgjigje se si do të vijojë aksionin opozitar në një kohë kur do të jetë në një masë sigurimi.

 

spak berisha

Lini një Përgjigje