TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Dhjetor 2023, 13:06

Akuzat për lobim dhe pastrim parash, Dumani paralajmëron telashe për çiftin Meta-Kryemadhi: Hetimet vijojnë!

Shkruar nga Pamfleti
Akuzat për lobim dhe pastrim parash, Dumani paralajmëron telashe
Kreu i SPAK, Altin Dumani, Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta

Kreu i SPAK, Altin Dumani u shpreh sot në një takim me gazetarët se hetimet ndaj Ilir Metës për aferën CEZ-DIA vijojnë.

Sa i përket sekuestrimit të telefonit të Monika Kryemadhit, Dumani tha se kontrollet janë instrument  për të gjetur provën.

“Kontrollet tona janë instrument  për të gjetur provën. Sa i takon Metës, është çështje ndaj të cilës po kryhen ende hetime dhe nuk kam një koment”-deklaroi kreu i SPAK.

Pak javë më parë, u raportua se oficerët e BKH-së kryen kontrolle në zyrat e Partisë së Lirisë ku sekuestruan prova materiale.

Sa i takon provave, sipas burimeve BKH ka sekuestruar shumë dokumente, teksa flitet dhe për telefona celularë brenda të cilëve janë gjetur të dhëna shumë të forta.

Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta kanë disa dosje volumizone në SPAK. Dosja e cila tremb më shumë ish-presidentin është padyshim ajo e aferës CEZ-DIA. Ndaj tij ka pasur një padi nga juristi Romeo Kara dhe SPAK pak kohë më parë e mori dhe në pyetje.

Një dosje tjetër që po hetohet është ajo e lobimeve në SHBA. Dyshimet janë se kur Meta ishte kryetar i LSI ka shpenzuar afro 500 mijë dollarë për lobime në SHBA, para që nuk janë deklaruar askund. Madje kjo shumë ka shumë mistere se nga e ka prejardhjen.

Po ashtu SPAK po heton Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin për ndërhyrjet e shumta estetike. Faturat e publikuara tregojnë se ata kanë shpenzuar afro 300 mijë euro për dobësim dhe ndërhyrje të tjera, por që nuk janë deklaruar në ILDKP shumat në fjalë.

Ndaj tyre ka dhe dy padi, një për fshehje pasurie dhe një për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Padi të bëra nga ish-deputeti Halit Valteri dhe gazetari Adriatik Doçi.

Ndërkohë ishte po Halit Valteri që bëri një padi për dokumentet që qarkulluan se Monika Kryemadhi ka marrë para nga rusët. Janë shumë dokumente dhe shumë fatura bankare që ngrenë mjaft pikëpyetje.

kreu i spak altin dumani ilir meta kryemadhi lobim cezdia

Lini një Përgjigje