
Kreu i Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) Altin Dumani, gjatë një takimi informal me gazetarët iu përgjigj disa pyetjeve me interes, të cilat kanë të bëjnë me çështje konkrete ndaj të cilave organi i akuzës ka hetime apo akuza të paraqitura në gjykatë.
Dumani duke komentuar vendimin e SPAK, për Sali Berishën, thekson se vendimet e prokurorisë janë konfirmuar në të dyja shkallët e gjyqësorit.
Kreu i SPAK tha se tashmë çështja i takon gjykatës dhe iu përgjigj avokatëve mbrojtës të cilët pretendojnë se duke mos iu drejtuar Kuvendit për masën e sigurisë ‘detyrim me paraqitje’ kanë kryer veprim antikushtetues.
“SPAK nuk mund të japë atribute kuvendit, që nuk ia ka dhënë Kushtetuta. SPAK jo vetëm këtë rast por dhe raste të tjera. Kemi vepruar sipas ligjit” ka thënë i prerë Dumani duke shtuar se "tani çështja i takon Gjykatës", tha Dumani.
Lini një Përgjigje