TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Dhjetor 2023, 10:09

Sot vendimi për Sali Berishën, avokatët kërkojnë marrjen e provave

Shkruar nga Pamfleti
Sot vendimi për Sali Berishën, avokatët kërkojnë
Sali Berisha

Mbrojtësit kanë kërkuar audion e seancës dhe procesverbalet, për të provuar njëanshmërin e gjyqtares Irena Gjoka.

Jepet sot vendimi i GJKKO në lidhje me masën e kërkuar nga SPAK, ‘arrest shtëpie’ me mbikëqyrje policore.

Mësohet se avokatët e Berishës kanë dorëzuar kërkesë në gjykatë për marrjen e provave. Mbrojtësit kanë kërkuar audion e seancës dhe procesverbalet, për të provuar njëanshmërin e gjyqtares Irena Gjoka.

Avokatët kërkojnë të gjitha vendimet e arsyetuara, të dhëna nga gjyqtarja Gjoka, por edhe vendimet e dhëna nga gjyqtarët e tjerë që kanë rrëzuar kërkesat e avokatëve për përjashtimin e saj nga çështja Berisha.

Seanca e djeshme u shty për sot për në orën 15:00, ndërsa avokatët e Berishës nuk hoqën dorë dhe dorëzuan sërish një kërkesë ku kërkojnë përjashtimin e gjyqtares Gjoka.
Kujtojmë se avokatet kanë dorëzuar provat që sipas tyre provojnë faktin e shkarkimit në shkurt të 1996 nga KLD ku kryetar ishte Sali Berisha.

Pas miratimit të autorizimit nga Kuvendi për heqjen e lirisë së Sali Berishës, SPAK iu drejtua Gjykatës më datë 22 dhjetor duke i kërkuar ashpërsimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin, i cili akuzohet korrupsion në privatizimin e ish-klubit sportiv “Partizani”.

sali berisha gjkko

Lini një Përgjigje