TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Dhjetor 2023, 22:22

“Malltezin e kam lutur të merrte drejtimin e PD-së në 2013”, Noka zbulon të ardhmen e Argitës në krye të partisë!

Shkruar nga Pamfleti

“Malltezin e kam lutur të merrte drejtimin e PD-së në

Deputeti Flamur Noka është shprehur se kryetar të PD sheh vetëm Sali Berishën dhe askënd tjetër.

Këtë deklaroi Noka kur u pyet në emisionin “Now” në Euronews Albania, nëse do që në krye të PD të jetë e bija e Berishës Argita Malltezi.

Teksa tha se për këtë të fundit ka respekt, Noka kujtoi se Malltezin e ka lutur në vitin 2013 që të marrë drejtimin e partisë por që ajo nuk ka pranuar.

Unë liderin e PD–së e kam dhe nuk jam në kërkim të liderit, kush është në kërkim të liderit të vazhdojë ta kërkojë. Unë sot për sot Argitën e respektoj pafund. Unë sot kam lider Berishën sepse ka marrë votën e demokratëve. Është i mandatuar si kryetar i PD-së. E kam lutur dikur Argitën që të merrte në dorë partinë, por nuk ka pranuar”, tha Noka.

noka argita

Lini një Përgjigje