TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Dhjetor 2023, 22:11

"E dinte që para 3 javësh se do t’i ndalohej komunikimi”, Këlliçi: Berisha i përgatitur për çdo lloj skenari!

Shkruar nga Pamfleti

"E dinte që para 3 javësh se do t’i ndalohej

Cilido do të jetë vendimi i gjykatës për masën e sigurisë ndaj tij, Sali Berisha është përgatitur vetë, por ka përgatitur edhe grupimin të cilin drejton.

Ish-deputeti, Belind Këlliçi, i ftuar në emisionin “Debat” në “A2CNN”, tregoi se ish-kryeministri ka qenë në dijeni të “skenarit” që do të ndiqet ndaj tij që prej tre javësh tashmë.

Në komunikimet e mia me zotin Berisha, ai ka qenë shumë i qartë dhe para tre javësh më ka thënë mua personalisht që do t’i hiqet e drejta e komunikimit me qytetarët,” tregoi Këlliçi.

Anëtari i Kryesisë së PD-së së Rithemelimit tregoi po ashtu se strukturat drejtuese të partisë kanë nisur tashmë përgatiten për përgjegjësinë e shtuar që do të kenë në mungesë të liderit.

Megjithatë, cilido qoftë vendimi, duket se komunikimi i liderit të demokratëve me qytetarët apo aleatët nuk do të mungojë.

Ka filluar të bëhen përgatitjet për këtë vendimmarrje. Berisha ka qenë i vetëdijshëm, ka anticipuar edhe mënyrën sesi do të komunikojë qoftë me opinionin e gjerë publik, qoftë me bashkëpunëtorët e tij. Do ta shihni në ditët në vijim”, tha Këlliçi.

Sa i përket vendimit të nesërm, Këlliçi shprehet skenari do të çohet deri në fund dhe se Berisha do të izolohet në arrest shtëpie.

këlliçi berisha spak

Lini një Përgjigje