TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Dhjetor 2023, 21:56

Flamur Noka bëhet trim me SPAK: Hajde më arrestoni poshtë shtëpisë së Berishës

Shkruar nga Pamfleti

Flamur Noka bëhet trim me SPAK: Hajde më arrestoni poshtë

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, u shpreh se askush dhe asgjë nuk do ta pengojë Sali Berishën ta prijë PD drejt mosbindjes civile dhe fitores.

Noka tha se as SPAK dhe as Rama nuk do ta pengojë atë të takojë kryetarin e partisë së tij, edhe nëse e arrestojnë edhe atë vetë.

Asgjë nuk do të arrijnë; Sali Berisha do ta drejtojë PD drejt ringritjes dhe mosbindjes civile. Të rrish e qetë Erla se nuk ka SKAP as Edi Ramë që të më ndalojë mua të takoj liderin e partisë sime dhe të konsultohem me të. Le të më arrestojnë edhe mua. Nuk ka SKAP të më ndalojë mua të takoj kryetarin e partisë sime për t’u konsultuar për aksionin opozitar”, tha Noka në “Euronews”.

flamur noka spak sali berisha

Lini një Përgjigje