
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka deklaroi se opozitës iu mbyll zëri dhe ju mohuan të drejtat në parlament gjë që sipas tij i çoi në këtë aksion në Parlament.
Në një intervistë për emisionin ‘Now’ në Euronews Albania, Noka u shpreh se shumë eksponentë të opozitës po hetohen edhe pse nuk kanë asnjë lidhje me korrupsionin sot në vend. Ai gjithashtu goditi dhe mediat për të cilat tha se nuk shqetësohen për arrestimin e Berishës.
“Ato që kemi bërë janë kundërveprime ndaj veprimeve antiligjore të qeverisë, fjala bojkot nuk ekziston më për PD, fjala aksion, mosbindje civile, sot ishin para Gjykatës së Lartë, radhës tjetër në një kryqëzim, Drejtësia po e fakton çdo ditë se është asgjë më shumë se një celulë e rilindjes që e përdor për të goditur opozitën. Sali Berisha, Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Fatmir Mediu, këta kanë firmosur ineceneratorët? Kanë rrëmbyer portin e Durrësit? Dhe tani ku është çështja? Pse nuk shqetësohet mediat që po arrestohet lideri i opozitës pa asnjë provë dhe pa asnjë akuzë?”, tha Noka.
Lini një Përgjigje