
Anëtari i Kryesisë së PD Azgan Haklaj ka deklaruar se ka persona të tjerë të shpallur non grata nga radhët e “Foltores”. Në një studio televizive, ai akuzoi Berishën dhe ata që i shkojnë pas se po punojnë kundër interesave të vendit.
“Ka emra të tjerë nga Rithemelimi të shpallun non grata! Komisioni i Rithemelimit është krejt në plan. A ka gjë më të turpshme që të shohësh atë që thonë se kam sjellë demokracinë në Shqipëri të bëhet zëdhënës i kryeministrit të Greqisë. Zëdhënës i minoritetit. E patë me sa pasion fliste për Belerin, i cili është si Radoiçiç. Edhe Beleri ka pasur këtë platformë”, tha a.
Ndalur te qëndrimet e Sali Berishës dhe Shkëlzen Berishës të cilët po zvarriten në dyert e drejtësisë për aferën Partizani dhe tragjedinë e Gërdecit, Haklaj tha se janë bërë si Cosa Nostra një prej familjeve më të mëdha mafioze.
Lini një Përgjigje