TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Dhjetor 2023, 18:50

Izolimi i Berishës, ish-prokurori: Kërkesa për polic tek dera veprim i drejtë, ka njerëz që e duan të bjerë theror

Shkruar nga Pamfleti

Izolimi i Berishës, ish-prokurori: Kërkesa për polic tek dera

Ish-kryeprokurori Shkëlqim Hajdari ka deklaruar se me lojën që po bëjnë, avokatët e Berishës kërkojnë ta çojnë çështjen e kompleksit “Partizani” në Strasburg.

I ftuar në Top Talk, Hajdari theksoi se prokuroria ka vepruar drejt me vendosjen e policisë tek dera e shtëpisë se Berishës sepse jemi ne Shqipëri dhe çfarë nuk ndodh, kush nuk hyn.

Arresti shtëpiak sipas kërkesës së SPAK do të shoqërohet dhe me polici te dera e Berishës. Komenti juaj?

Prania e policisë tek dera në rastin e Berishës nën arrest shtëpiak, është normale. Pasi Berisha nuk është si gjithë të tjerët. Zoti Berisha është zoti Berisha. Në një shtet nuk dihet se çfarë bëhet dhe nëse na ndodh hataja, policia duhet të jetë. Prokuroria ka informacione. Mund të ketë informacione, prandaj një polic të dera e zotit Berisha duhet të rrijë. Ne nuk dimë se kush hyn tek shtëpia e zotit Berisha. Ai duhet të jetë i sigurt në të gjitha drejtime, për të qenë njeri i denjë.

Të tjerët e luajnë ndryshe këtë pjesë. Duke thënë se na kanë ndaluar liderin, udhëheqësin e opozitës etj etj. Unë nuk kam hallin e liderit, kam hallin e zotit Berisha. Se ku nuk më shkon mendja si prokuror i vjetër…!

Për shembull?

Shembulli kaq është. Të tjerët e kuptojnë shumë mirë. Po flet një ish- prokuror, një njeri që ka hetuar çështje me peshë në Shqipëri. Unë kam hetuar Remzi Hoxhën, unë kam hetuar Azem Hajdarin, Ahmet Krasniqin, “Gërdecin”, ’21 janarin’. Doni të vazhdoj më?

Mirë bënë që po e uajnë banesën me polici. Tani ka njerëz që e duan zotin Berisha të bjerë theror për….. Ai është duke bërë luftën e vet, për hallin e vet. Tani bëjnë sikur e duan më shumë Berishën se sa ai do veten e tij, familjen e tij, Shqipërinë për aq sa e ka ndihmuar. Janë pak të komplikuara këto gjëra.

Lini një Përgjigje