TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Dhjetor 2023, 19:34

Gjyqi për vulën e PD-së, Salianji akuza Bashës: Interesat e tij personale, sollën partinë në këtë situatë!

Shkruar nga Pamfleti

Gjyqi për vulën e PD-së, Salianji akuza Bashës: Interesat e

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, nga Korça ka “shigjetuar” jo pak Lulzim Bashën, i cili, sipas tij, ka dëmtuar rëndë partinë për shkak të interesave personale që ka përfituar nga pushteti.

Janë të përçarë për shkak të disa ish-drejtuesve që në mënyrë të pamerituar kanë marrë pushtet në kohën e PD-së, por në mënyrë brutale po e dëmtojnë opozitën për interesa personale e ky është një prej personave, kryetari me vulë”, u shpreh Salianji.

Salianji duke komentuar gjithashtu edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila rikthen edhe një herë tjetër në Gjykatën e Apelit çështjen e logos dhe vulës të PD-së, deklaroi se Gjykata e Lartë e la sërish pezull çështjen.

Fatmirësisht për shqiptarët, por jo dhe aq mirë për ne, është se gjykata e la prapë varur e ia hoqi vulën atij që e kishte deri më sot, e ktheu prapë vulën aty ku duhet dhe besoj do kenë një vit kohë për t’u marrë ku do shkojë vula e ku do mbetet”, tha ai.

Sipas Salianjit, Partia Demokratike jo vetëm është e gatshme për të shkuar në zgjedhje të parakohshme, por edhe për të rrëzuar nga pushteti Edi Ramën

Ne kërkojmë zgjedhje të parakohshme në çdo moment, ne jemi të gatshëm të fitojmë. Zgjedhje si herën e parë ku u shfrytëzua përçarja e PD dhe vjedhja, nuk do ndodhin më. Kemi gjithë artilerinë për të mposhtur qeverinë”, përfundoi ai.

salianji pd berisha

Lini një Përgjigje