TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Dhjetor 2023, 08:00

Masa e “arrestit në shtëpi”, Gjykata e Posaçme shpall sot vendimin për Sali Berishën

Shkruar nga Pamfleti
Masa e “arrestit në shtëpi”, Gjykata e Posaçme
Sali Berisha

Kërkesa e SPAK-ut për dërgimin e Sali Berishës në “arrest shtëpie” me mbikqyrje policore do të marrë sot përgjigje nga Gjykata e Posaçme, në ditën e tretë të shqyrtimit të saj.

Ditën e djeshme, Gjykata vendosi ta shtyjë seancën, duke caktuar orën 15:00 të së enjtes për shpalljen e vendimit, nëse do ta izolojë apo jo në shtëpi ish-kryeministrin.

Përgjatë 3 orëve seancë, gjykata u përball me disa kërkesa të avokatëve të Berishës, mes të cilave edhe atë të lejimit të mediave në sallë.

Refuzimi i të gjitha kërkesave të tyre i çoi avokatët në një kërkesë tjetër për përjashtimin e saj nga procesi. 

Seanca e ditës së djeshme u shty pasi gjyqtarja Irena Gjoka, e gjeti veten në pamundësi për të shpallur vendimin, pas kërkesës së bërë nga avokatët për përjashtimin e saj. Kjo kërkesë sipas avokatëve erdhi sepse gjyqtarja Irena Gjoka, rrëzoi dy kërkesa të tyre.

“Ne bëmë një kërkesë që ju mediat të ishit prezent, vazhduam me gjykimin incidental. I kërkuam gjykatës ta cojë në gjykatën kushtetuese. Gjykata Kushtetuese e ka lënë të pa gjykuar në themel. Seanca sot ka qenë pa mbaruar mirë kërkimin ne, vinte vendimi i gjykatës me propozimin e saj. Me autorizimin e Ramës dhe kësaj mazhorance sipas atij autorizimi vazhdoi dhe gjyqi“, tha dje avokati Gjokutaj.

Për ish-kryeministrin nën hetim për korrupsion në procedurën e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”, SPAK i ka kërkuar gjykatës masën “arrest në shtëpi”, nën mbikqyrje policore, si edhe ndalim të komunikimit me persona të tjerë, përveç atyre me të cilët bashkëjeton në të njëjtën banesë. 

Pas miratimit të autorizimit nga Kuvendi për heqjen e lirisë së Sali Berishës, SPAK iu drejtua Gjykatës më datë 22 dhjetor duke i kërkuar ashpërsimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin, i cili akuzohet korrupsion në privatizimin e ish-klubit sportiv “Partizani”.

kërkesa e spak gjykata e posaçme

Lini një Përgjigje