TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Maj 2025, 21:28

Nuk morën dëmshpërshblimin, Berisha pranon gabimin me ish të përndjekurit: Kërkoj ndjesë, këtë herë do e mbaj fjalën!

Shkruar nga Pamfleti

Nuk morën dëmshpërshblimin, Berisha pranon gabimin me ish të

Në fund të fjalimit të tij, kreu i PD Sali Berisha kërkoi ndjesë për gabimet që bëri në qeverinë e tij ndaj ish të përndjekurve dhe të burgosurve politikë. Këta të fundit nuk morën të gjithë kompensimet që u takonin, ndërsa Berisha premtoi se pas 11 majit do ta realizonte përfundimisht.

Ai theksoi se 11 maji nuk është çështje partie apo pushteti personal i Sali Berishës, por për Shqipërinë, teksa premtoi edhe anulimin e ligjeve që ka bërë qeveria Rama lidhur me grabitjen e pronave dhe investimet strategjike.

“Mund të kemi bërë edhe gabime ndaj ish-të përndjekurve dhe të burgosurve politikë në mandatet e mëparshme dhe kërkojmë ndjesë, por do i korrigjojmë, ju jap fjalën e nderit. Në mandatin tjetër do i japim zgjidhje përfundimtare. Do anulojmë të gjitha ligjet e sotme të Edi Ramës, që grabit pronat si në 1946. Me investimet strategjike që shpik grabit pronat e Shqipërisë. Kemi rënë në vendim e vetëm që quhet kanabistan. Ne do ta përmbysim këtë diktaturë. Ta bëjmë natën ditë, të vazhdojmë kontaktet, komunikimin, bisedat, të bashkohemi. Nuk është çështja për partitë dhe pushtetin e Sali Berishës. Por për rroga të larta, pensione të larta, shkollim punësim, investime, për ta bërë Shqipërinë zonjë, fitore!”, përfundoi ai.

Lini një Përgjigje