TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Maj 2025, 21:04

Rama shigjeton Berishën: Bufi plak i rraskapitur mendërisht dhe i pashpresë politikisht

Shkruar nga Pamfleti

Rama shigjeton Berishën: Bufi plak i rraskapitur mendërisht dhe i

Nga takimi përmbyllës i PS në Tiranë, kryeministri Rama shigjetoi edhe Sali Berishën.

Ai tha se Shqipëria pa PS është si flamur ngjyrë kënete. Rama shtoi se Bufi plak është i rraskapitur mendërisht dhe i pashpresë politikisht.

“Ta mendosh sot Shqipërinë pa ne, PS në krye të punëve të saj të mëdha dhe të përpjekjes sonë, për tu ngjitur në, majën 2030, është njësoj si ta mendosh Shqipërinë me flamurin ngjyrë kënete, njësoj si ta dëgjosh zërin e vendit me shkëputjet e fillit të një plaku të rraskapitur mendërisht, të dëshpëruar moralisht dhe të pashpresë politikisht”, tha Rama.

Lini një Përgjigje