
Në mbylljen e fushatës në Tiranë, kryesocialisti Rama bëri një analizë të mandateve të memorandimit II të Kucit, ku firmosi se PS lëviz mes 78 dhe 88 mandateve.
“Ky është një bllof, thanë disa duke komentuar memorandumin e Kuçit. Po pse nuk qenka e mundshme? Ne kemi sot 74 mandate. A mund të më thotë dikush pse, në cilin qark do ta humbim një mandat? Në Kukës? S’mund të na e marrin, sepse nuk e lejon aritmetika – ajo që unë kam mësuar, jo ajo 7×7 bëjnë 6 milionë.
Në Shkodër kemi 3 mandate. Pse do ta humbim një? Sepse kreu i bashkisë po e transformon Shkodrën në një vend të denjë? Ajo që kemi bërë bashkë me Benetin është minimumi që na lejon të pretendojmë një plus.
Në Lezhë kemi tre mandate nga shtatë. Që të humbim një, duhet që Lezha të gdhihet duke menduar se ringritja pas tërmetit është meritë e ‘kameleonit’ Gjekmarkaj. Në Durrës kemi tetë, dhe mund të humbim një vetëm nëse njerëzit besojnë se Oerd Gjinkalla është histori suksesi. Tulla e gjashtë e kënetës është duke rënë.
Mandati i nëntë në Elbasan na shpëtoi për një fije në zgjedhjet e shkuara – një plus hyn në minimumin e 11 majit. E njëjta gjë vlen edhe për Fierin. Gazi i botës nuk ka asnjë shans ta ndalojë mandatin të kthehet në shtëpinë tonë. Në Berat, Vlorë e Gjirokastër, nuk ka forcë që i lëviz mandatet tona", tha Rama.
Ai bëri dhe një premtim për Tiranën: “Në Tiranë shkojmë nga 18-20 mandate. Nuk e harrova, por e lashë veç, sepse Tirana ha bukë veç, dhe është jo vetëm kryeqyteti, por ajo është krenaria jonë më e madhe”.
Lini një Përgjigje