TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Maj 2025, 20:42

PS mbyll fushatën, Rama sulmon partitë e reja dhe këmbëngul: Marrim mbi 78 mandate

Shkruar nga Pamfleti

PS mbyll fushatën, Rama sulmon partitë e reja dhe këmbëngul:

Partia Socialiste ka mbyllur sot fushatën elektorale. Pas një muaji takimesh në gjithë qytete e vendit, mitingu përmbyllës u mbajt në Tiranë.

Rama zgjodhi të mbledhë socialistët te Parku Olimpik. Fillimisht morën fjalën të gjithë kandidatët dhe në fund lideri socialist, i cili theksin e vuri te integrimi në BE. Po ashtu sulmoi partitë e reja.

"Tiranë e dashur, Shqipëri e shenjtë, shqiptarë dhe shqiptare, pa dallim feje, krahine, ideje, kudo ku jeni në Shqipëri, Europë dhe gjetkë nëpër botë, vëllezër dhe motra socialiste dhe progresistë të Shqipërisë. Unë jam mirënjohës nga zemra për praninë tuaj në këtë fushë dhe u rikthyem këtu e gjithë skuadra e Tiranës sonë jo thjesht në takimin përmbyllës të një tjetër beteje zgjedhore, por në kulmin e një tjetër rrugëtimi 4-vjeçar në ngjitjen lart drejt majës ku ndodhet Shqipëria e Europës së bashkuar. Nuk ka rastësi në faktin që ne sot jemi këtu më 9 maj, në Ditën e Europës, për të thënë fjalën e fundit të këtij rrugëtimi dhe pastaj për të shkuar së bashku me shumicën më të madhe ndonjëherë të shqiptarëve në kutitë e votimit dhe për të firmosur aty me njëri-tjetrin marrëveshjen tonë të madhe për Shqipërinë europiane, për Shqipërinë në BE", tha Rama.

Ky është një bllof, thanë disa duke komentuar memorandumin e Kuçit. Po pse nuk qenka e mundshme? Ne kemi sot 74 mandate. A mund të më thotë dikush pse, në cilin qark do ta humbim një mandat? Në Kukës? S’mund të na e marrin, sepse nuk e lejon aritmetika – ajo që unë kam mësuar, jo ajo 7×7 bëjnë 6 milionë", shtoi ai.

Lini një Përgjigje