TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Maj 2025, 20:28

Deputeti gjerman: Berisha i vetmi që ju garanton pasaportën europiane

Shkruar nga Pamfleti

Deputeti gjerman: Berisha i vetmi që ju garanton pasaportën europiane

Peter Beyer, parlamentar gjerman, gjatë fjalës në mbylljen e fushatës së PD-së është shprehur se Sali Berisha është i vetmi lider që mund garantojë integrimin në BE.

“Sot është një ditë e bukur për mua, sepse mund të jem me ju në këtë shesh. Më pëlqen të kthehen në këtë vend që e dua, sepse besoj  te e ardhmja e këtij vendi dhe e këtyre njerëzve. Ka një njeri të madh në këtë vend. Ka një prijë të madh në këtë vend. Ky lider është Sali Berisha.

Ai është një lider i madh i këtij vendi, i  cili ka treguar se mund ta orientojë këtë vend. Sali Berisha është i vetmi garantues i lirisë dhe i anëtarësimit në BE.

Kush do ta shikojë Shqipërinë në BE shumë shpejt? Unë kam diçka për ju. Kjo është një pasaportë. Është pasaporta ime dhe kjo është pasaporta e BE. Unë garantoj se Sali Berisha është i vetmi që do u japë pasaportën europiane secilit prej jush. Sali Berisha është i vetmi që ju garanton perspektivën të rinjve drejt të ardhmes”, tha ai.

Lini një Përgjigje