TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Maj 2025, 20:40

Spiropali në mbylljen e fushatës së PS: Shqipëria do të ulet si zonjë në familjen e BE-së

Shkruar nga Pamfleti

Spiropali në mbylljen e fushatës së PS: Shqipëria do të

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka folur në mbylljen e fushatës së PS në Tiranë në Parkun Olimpik.

Spiropali u shpreh se Evropa është një thirrje e brendshme për të gjithë shqiptarët. Ajo shtoi se ëndrra që vendi ynë të ulet si zonjë në familjen e BE-së është më pranë se kurrë. Spiropali ftoi socialistët të votojnë nr 5.

“Nuk mund të mos them se sot është dita e Evropës. Është dita kur ëndrra më e bukur politike që dhe sot i thërret popujt njerëzit drejt paqes, demokracisë, zhvillimit është ogur i mirë për ne dhe për fitoren e 11 majit. Ishte Europa ideali, ideologjia e rilindësve tanë. Ishte ëndrra modeli i atit dhe etërve themelues të shtetit shqiptar kur shpallën pavarësinë. Ishte ëndrra e atyre që luftuan për një vend të zhvilluar, e atyre që luftuan në Luftën 2 botërore kundër fashizmit.

Ne u izoluam për shumë vite nga Europa prej një regjimi. Por në 1990 ajo thirrje e brendshme E duam Shqipërinë si gjithë Evropa buçiti përtej të majtës dhe të djathtës. Në veri dhe në jug ku zemrat e njerëzve thërrisnin idealin e paraardhësve tanë. Sot kemi mundësinë e jashtëzakonshme se në 12 vite Edi Rama ka bërë që Shqipëria të qëndrojnë në dyert e BE dhe të ulet si zonjë në familjen tonë natyrale.

Është koha për këtë mision historik përtej çdo gabimi, të majtës dhe të djathtës. Kjo thirrje shpirtërore, ta çojmë Shqipërinë në Evropë me numrin 5 me Edi Ramën, arkitekti i Tiranës dhje Shqipërisë evropiane. Ne nuk duhet ta lëmë ta humbin këtë mundësi, të bëhemi bashkë për numrin 5”, tha Spiropali.

Lini një Përgjigje