
Kryeministri Rama, ka mbajtur një fjalim në mitingun përmbyllës të fushatës elektorale të PS, në ambientet e Parkut Olimpik të Tiranës.
Në prani të ministrave, kandidatëve dhe mbështetësve të shumtë, Rama kujtoi sfidat e së kaluarës dhe hodhi akuza të ashpra ndaj kundërshtarëve politikë.
“Ne socialistët ishim shembur përtokë, rruga jonë për të fituar zemrat e Shqipërisë nisi nga një mjegull e ftohtë e një disfate të rëndë… por karakteri i pathyeshëm na ngjiti përsëri”, tha Rama.
Rama theksoi se humbja e përkohshme ishte “sprova e fundit para ngjitjes së pandalshme të PS”. Ai u shpreh me siguri për një tjetër fitore historike më 11 maj, ndërsa ironizon figurat e reja të opozitës.
“Ne e rimorëm qendrën e politikës shqiptare dhe do të qëndrojmë aty pas kësaj fitoreje. Kundërshtarët tanë nuk kanë për të kuptuar kurrë se nuk na mundin dot, sepse nuk e kuptojnë pse i mundim çdo herë e më thellë. Ata që me demek janë prurje të reja nuk ngjajnë me ne, ngjajnë me kundërshtarët tanë të kahershëm – dava humbësash!”, tha Rama.
Lini një Përgjigje