Ish-deputetja Flutura Açka ka reaguar ashpër ndaj lidershipit të Partisë Demokratike, duke rikthyer në vëmendje përplasjet e brendshme dhe përjashtimin e anëtarëve që mbështetën një krah tjetër brenda partisë.
Ajo argumenton se zhvillimet e fundit tregojnë se drejtuesit aktualë po afrohen me qëndrimet që më parë i kundërshtonin. Sipas saj, mënyra si u trajtuan zërat ndryshe brenda partisë mbetet e pajustifikuar dhe kërkon përgjegjësi.
Açka akuzon lidershipin për mungesë qëndrueshmërie dhe për vendimmarrje të dobët politike. Ajo thekson se përjashtimet dhe konfliktet e brendshme dëmtuan strukturën e partisë dhe ndikuan në rezultatin elektoral.
Në vlerësimin e saj, ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe veprimet e ndërmarra nga drejtuesit e PD-së kontribuan në rezultatin që i dha shumicë qeverisë. Ajo lidh këtë zhvillim edhe me vendimin për përjashtimin e saj nga grupi parlamentar.
Açka:Të paktën po vini, prapë vjedhurazi, te fjalët tona!
Nuk do t’ju mjaftojë kjo jetë, as ajo tjetra për ndjesën ndaj nesh:
- Që na penguat
- Që na luftuat
- Që na përjashtuat!
Nuk keni as dukë, as oratori, as besnikëri, as moral, as fuqi mentale, as ide politike. Hilera po.
Ju i dhatë Edi Ramës 83 mandate më 27 korrik 2024, që t’jua kujtoj, është ajo dita që votuat të përjashtoni një shkrimtare!
I kmoj fytyr B...