TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Mars 2026, 18:34

Perlat e qeverisë/  Zyra e shtypit e Ramës përgënjeshtron Evis Salën për skandalin me analizat

Shkruar nga Pamfleti
Perlat e qeverisë/  Zyra e shtypit e Ramës
Evis Sala

Nuk ka fund gallata me qeverinë. Sot paradite, gazetarët kapën gafil ministren e Shëndetësisë, lidhur me faktin se në spitalet publike analizat bëhen vetëm 20 ditë në muaj, ndërsa në 10 ditë e tjera pacientë duhet të shkojnë në privat.

Ky mekanizëm lidhet drejtpërdrejt me kontratën koncesionare që nga viti 2019, ku shërbimi laboratorik ofrohet nga një konsorcium privat. Sipas marrëveshjes, kompania njofton spitalin kur arrihen 50%, 75% dhe më pas 100% e buxhetit mujor. Në momentin që fondi shteron, analizat kufizohen vetëm në urgjenca. Ministrja e pranoi skandalin dhe tha se do të merren masa. Mirëpo pak më parë Agjencia për Media dhe Informim në Kryeministri, ka përgënjeshtruar ministren.

Aktualisht nuk ka asnjë ndërprerje të kryerjes së ekzaminimeve laboratorike në spitalet rajonale dhe spitalet universitare në vend.

Shërbimi vijon normalisht dhe pa asnjë ndërprerje, veçanërisht për ekzaminimet e urgjencës, të cilat kryhen në çdo kohë, duke garantuar trajtimin e menjëhershëm të pacientëve në nevojë.

Strukturat shëndetësore janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës, duke vlerësuar fluksin e pacientëve, profilin e sëmundshmërisë dhe sëmundjet bashkëshoqëruese, me qëllim ofrimin e një kujdesi të integruar dhe cilësor për çdo pacient.

Institucionet përgjegjëse mbeten plotësisht të angazhuara për të garantuar vijimësinë e shërbimeve, cilësinë e tyre dhe reagimin në kohë ndaj çdo nevoje për shërbim shëndetësor laboratorik dhe jo vetëm”, thuhet në deklaratë.

sala qeveria

Lini një Përgjigje