
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me vetëvrasjen e Bedrie Lokës në Durrës. Berisha shkruan se ajo kohësh kishte kërkuar mbrojtje nga policia, por kërkesa e saj ishte shpërfillur.
“Të dashur miq, një nënë me katër fëmijë i dha fund jetës në mënyrë tragjike pas rëndimit të gjendjes së saj psikologjike nga sulmet shqetësuese që i bëheshin në TikTok nga anonim mizor.
Ajo prej kohësh kishte kërkuar mbrojtje nga këto sulme të narko-banditë me uniformë, por natyrisht kërkesa e saj ishte shpërfillur me cinizëm në pafundësi. Por ky është vetëm krimi i shëmtuar i radhës ndaj femrës shqiptare. Janë jo një, por disa gra të cilat edhe pasi kanë marrë mbrojtje me vendim gjykate kanë rënë viktimë e plumbave apo thikave të kriminelëve ndaj të cilëve kishin kërkuar mbrojtje.
Shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes dhe dënoj me ashpërsinë më të madhe indiferencën e vrasësve edhe bashkëpunimin e banditëve me uniformë me vrasësit.”-shkruan Berisha.
Lini një Përgjigje