TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Shtator 2024, 07:27

Nis sot sesioni i ri parlamentar, çështja “Xhaçka” e para! Nga interpelancat te skandali i mbetjeve toksike, çfarë do të diskutohet

Shkruar nga Pamfleti

Nis sot sesioni i ri parlamentar, çështja

Deputetët e ministrat rikthehen sot në Kuvend, në nisje të sesionit të ri parlamentar me çështjet e mbetura pezull, por edhe objektivat për këtë legjislaturë të dhjetë.

Seanca nis në orën 17:00 dhe sipas traditës, në nisje të sesionit mbahet një seancë për të paraqitur objektivat. Këtë herë Kuvendi do të ketë në krye kryetaren e re, Elisa Spiropali. Nuk pritet të jetë një seancë me debate, pasi nuk është parashikuar ndonjë rend dite.

Megjithatë, nuk dihet si do të veprojë opozita, e cila ka kërkuar së fundmi disa seanca me interpelancë dhe debat.

Seanca normale me rend dite pritet që të zhvillohet më 12 shtator, ditë kur është parashikuar të diskutohet edhe për çështjen e mandatit të Olta Xhaçkës. Edhe ky sesion i shtatë nis me çështje të nxehta, siç është diskutimi për mandatin e Olta Xhaçkës, ku opozita kërkon që t’i hiqet. Pas nuk mbetet as reforma zgjedhore, ku ligjvënësit ende nuk kanë arritur në një rezultat përfundimtar, edhe pse dhe pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Pas nuk mbeten as kërkesat për komisionet hetimore për çështje si ajo e të dhënave apo një komision i ri për mikrokreditë, por edhe mbetjet toksike që kanë ngritur në këmbë institucionet vendëse e të huaja.

sesioni i ri parlamentar

Lini një Përgjigje