TAGS-AT E JAVËS

Politike31 Gusht 2024, 21:59

Berisha: Transformimi i pamjes së Skënderbeut, akt poshtërues anti-kombëtar!

Shkruar nga Pamfleti

Berisha: Transformimi i pamjes së Skënderbeut, akt poshtërues

Kreu i PD-së, Sali Berisha, e ka cilësuar një akt poshtërues anti-kombëtar, transformimin e pamjes së bustit të Skënderbeut që u inaugurua në Komunitetin Arbëresh, në Itali.

Sipas Berishës, zëvendësimi i fytyrës së heroit kombëtar me atë të narko-trafikantit, Edi Rama është një përdhosje e figurës së Skenderbeut, historisë dhe kombit shqiptar.

Për Berishën, një akt i tillë është njëjtë sikur të zëvendësosh, fytyrën e Bolivarit me fytyrën e Eskobarit.

Një akt poshtërues anti-kombëtar! Transformimi i pamjes së Skënderbeut, zëvendësimi i fytyrës së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skenderbeu me surratin e narko-trafikantit Edi Rama është një përdhosje e figurës së Skenderbeut, historisë tonë dhe mbarë kombit shqiptar. Kjo do të ishte njëlloj sikur të zëvendësosh fytyrën e Bolivarit me fytyrën e Eskobarit”, shkruan Berisha.

Lini një Përgjigje