
Pas zgjedhjeve të 11 majit janë shtuar zërat lidhur me një reformim të Partisë Demokratike, por janë stopuar kërkesat për largimin e Sali Berishës nga posti i kryetarit të partisë.
E ndërsa Berisha ka njoftuar nisjen e një procesi që do të reformonte këtë parti, duke synuar emra dhe sigura të reja, duket se një lëvizje e re po formatohet brenda Partisë Demokratike.
Sipas Euronews, në një ambient jashtë selisë së PD-së, është zhvilluar një takim mes disa prej emrave më të votuar në listën e hapur apo primaret e kësaj partie.
Atyre i është bashkuar edhe Ervin Salianji, i cili pasi ka përfunduar dënimin lidhur me atë që njihet si dosja ‘Babalja’ është rikthyer në PD, duke synuar marrjen e një pozicioni në strukturat drejtuese.
Por cilët ishin emrat që janë takuar sot? Bëhet fjalë për Ilir Alimehmetin e Hysen Kadiun, i pari që rezultoi ndër emrat më të votuar të listës së hapur të PD-së në Qarkun e Tiranës, ndërsa tjetri emri më i votuar në primare, por që nuk kandidoi për deputet. Gjithashtu në takim ishin Gentian Cela, Qani Xhafa, Aulon Kalaja, Ted Kolliku, Alma Kore, Parid Mahmutaj, Xhemal Gjunkshi etj.
A do të munden ata të formojnë një grupim brenda PD dhe të ushtrojnë presion për të reformuar këtë parti? Ndoshta është shpejt për të thënë diçka të tillë.
Një gur kur shkëputet nga shpati i malit, mund të kthehet në ortek. Mali i Dajtit është përgjysëm me dëborë. Kur"grupi" i nismëtarëve nuk synon shkëputjen nga trashgimia ideologjike e Sali Berishës, atëhere nuk ka ortek. Nëse synohet që të fabrikojnë një PD të ndar në fraksione që ti bashkojnë kur ti dojë puna, këtë nuk e hanë demokratët dhe as populli shqiptar. Ky është projekt i 'Kastës'. Nëse është ndryshe, ka kuptim.