TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Maj 2026, 14:20

Nga rritja e përfaqësimit të grave te roli i diasporës, PD miraton 8 ndryshime në statut

Shkruar nga Pamfleti
Nga rritja e përfaqësimit të grave te roli i diasporës, PD
Sali Berisha

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike miratoi 8 ndryshime në statutin e partisë, të cilat prekin përfaqësimin politik, organizimin e brendshëm dhe mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë dhe kryetarë bashkie.

Sipas ndryshimeve të miratuara, diaspora shqiptare do të ketë 15% përfaqësim në listat zgjedhore dhe në organet e partisë, ndërsa kuota për gratë dhe vajzat rritet nga 30% në 40%. Statuti parashikon edhe ngritjen e Komisionit të Seleksionimit të Kandidaturave për deputetë dhe kryetarë bashkie, si strukturë autonome para procesit të primareve.

Ndryshimet përfshijnë edhe riorganizimin e grupseksioneve dhe nëndegëve, forcimin e lidhjes mes degëve të PD-së dhe këshilltarëve bashkiakë, status të barabartë për organizatat partnere, mbrojtjen e të dhënave personale të anëtarëve dhe rregulla më të qarta për shkarkimin e kryetarëve të degëve. Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike miratoi 8 ndryshime në statutin e partisë, të cilat prekin përfaqësimin politik, organizimin e brendshëm dhe mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë dhe kryetarë bashkie.

Ndryshimet në Statut: 

1. Fuqizimi i Diasporës shqiptare dhe përfaqësimi real politik i saj.15% në lista dhe në organet e partisë duhet të jenë përfaqësues nga Diaspora.

2. Fuqizimi i rolit të grave dhe vajzave në Parti, duke e rritur përfaqësimin e tyre nga 30 % në 40%.

3. Ngritjen e Komisionit të Seleksionimit të Kandidaturave për deputet dhe kryetar bashkie, si strukturë autonome nga organet drejtuese të partisë, përpara realizimit të procesit të primareve.

4. Përmirësimi i organizimit bazë të partisë (grupseksionet dhe nëndega) dhe forcimi i Kolegjit të Kryetarëve të Grupseksioneve.

5. Forcimi i raporteve mes Degëve të Partisë dhe të zgjedhurve vendor (këshilltarëve bashkiak).

6. Njohja e një statusi të barabratë për të gjitha organizatat partnere të partisë, duke respektuar historinë e themelimit të PDSH.

7. Mbrojtja e të dhënave personale të anëtarëve të Partisë.

8. Saktësimi i rregullave të shkarkimit të kryetarëve të degëve, duke i dhënë më shumë garanci të qëndrimit në detyrë.

8 ndryshimet ne statutin e pd

Lini një Përgjigje