TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Maj 2026, 14:14

Nga Jul Deda te Rudina Hajdari, emrat që Berisha largoi nga Këshilli Kombëtar

Shkruar nga Pamfleti

Nga Jul Deda te Rudina Hajdari, emrat që Berisha largoi nga Këshilli

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sjellë një rikonfigurim të thellë të Këshillit Kombëtar, duke lënë jashtë listës së re një numër të konsiderueshëm figurash të njohura të demokratëve.

Nga krahasimi i përbërjes aktuale me listën e kandidatëve që do t'i nënshtrohen votimit në Kuvendin Kombëtar, rezulton se rreth 38 anëtarë të Këshillit Kombëtar nuk janë rikandiduar për mandatin e ri.

Mes emrave që mungojnë në listën e re bien në sy ish-ministri Aldo Bumçi, ish-deputeti Arben Imami, Andi Mustafaj, aktori Bujar Kapexhiu, Rudina Hajdari, Robert Budina, Voltana Ademi dhe Julian Deda.

Lëvizja shihet si pjesë e një procesi rinovimi të strukturave drejtuese të Partisë Demokratike, ndërsa Kuvendi Kombëtar pritet të zgjedhë përbërjen e re të një prej forumeve më të rëndësishme të partisë.

Ndërkohë, deputetët dhe kryetarët e degëve janë automatikisht anëtarë Këshilli.

Lista e demokratëve që u përjashtuan nga Këshilli Kombëtar i PD:

Aldo Bumci
Andi Mustafai
Arben Imami
Bujar Kapexhiu
Dasho Aliko
Dorel Memoçi
Eliona Gremi
Elton Bano
Edlira Bushati
Esmeralda Metko
Fatbardha Kadiu
Florin Kurmekaj
Florion Mima
Gentian Mishova
Ibrahim Morina
Imanuel Çaushaj
Irena Progni
Julian Deda
Klara Bici
Klaus Shaqiri
Lediana Fratari
Lorin Hoxha
Malbor Duka
Matilda Qyrku
Mariglen Kurtballaj
Minushe Lazaj
Nadire Meçorapaj
Osman Stafa
Qemal Çejku
Robert Budina
Rudina Hajdari
Sajmir Mulgeci
Shkëlqim Hoxha
Spiro Vaso
Voltana Ademi
Xheraldo Dashi
Xhulian Guçe
Zyrafete Kulla

Mbeten anëtarë të Këshillit: 

Aulon Kalaja, Kryetar Dege
Besart Xhaferri, deputet
Eno Bozdo, deputet
Gent Strazimiri, deputet
Ivi Kaso, deputet
Klevis Balliu, deputet
Klodiana Çapja, deputet
Ledina Alolli deputet

Lini një Përgjigje