Berisha cakton grupet e punës për drejtimin e fushatës, emra të cilët pritet të drejtojnë dhe listat e kandidatëve...
Sali Berisha duket se i ka gati emrat kryesorë të kandidatëve për zgjedhjet e vitit që vjen. Gjatë kohës që ka qëndruar në banesë, si duket kreu demokrat ka studiuar të gjitha zonat, duke përcaktuar emrat që pritet të drejtojnë listat.
Pas Tiranës, sot janë caktuar grupet e punës edhe për disa qarqe të tjera në vend, për fushatën elektorale të zgjedhjeve të ardhshme të 11 Majit. Por që me shumë gjasë, këta emra pritet të jenë dhe pjesë e listave të 2025, për të mos thënë që do të jenë në krye të tyre.
Dje pamë Tiranën, ku u zgjodhën 36 emra, aq dhe sa do të ketë lista e Tiranës. Ndërsa sot janë zgjedhur emrat për Durrësin, Beratin, Elbasanin, Lezhën, Kukësin, Kavajën dhe Rrogozhinën. Ajo që bie në sy, është se Berisha ka rikthyer disa nga emrat e vjetër që i ka pasur kur PD ishte në pushtet.
Për qarkun e Elbasanit drejtues është caktuar deputeti Tomor Alizoti, teksa në grup do të jenë edhe 24 persona të tjerë në listë shtabi, mes tyre shumë deputetë si Aurel Bylykbashi, Dashnor Sula, Lefter Gështenja, Zheni Gjergji apo Qani Xhafa. Në këtë qark janë rikthyer Arbjola Halimi dhe Ardian Turku.
Në Lezhë prin listën deputeti dhe nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, që do ketë si ndihmës edhe 12 funksionarë politikë të partisë, mes tyre deputetet Elda Hoti, apo dhe Lindita Metaliaj. Në këtë qark janë rikthyer ish-deputetja Albina Deda dhe Salvador Kaçe.
Kurse në Berat drejtues është caktuar Eno Bozdo, i mbështetur nga deputeti Kasëm Mahmutaj dhe 4 të tjerë. Në Durrës bie në sy rikthimi i Get Strazimirit, i cili do kujdeset për Krujën dhe Fushë Krujën. Pritet me interes Shkodra, ku me gjasë Berisha do të rikthejë Jozefina Topallin.
Caktimi i drejtuesve dhe listës së ndihmësve në qarqe:
Qarku Durrës, Krujë, Fushë-Krujë
-Gent Strazimiri
Qarku Berat
-Eno Bozdo, drejtues
-Afërdita Pushi
-Ardit Bënja
-Kasëm Mahmutaj
-Kozeta Protoduari
-Zija Ismaili
Degët Kavajë dhe Rrogozhinë
-Fisnik Qosja, drejtues grupi
-Shkëlqim Hoxha
-Hekuran Xhani
-Rudin Hylviu
Qarku Kukës
-Flamur Hoxha, drejtues
-Besa Manaj
-Isuf Çela
-Miftar Dauti
-Nazlie Laçi
Qarku Lezhë
-Agron Gjekmarkaj, drejtues
-Albert Melyshi
-Albina Deda
-Aleksandër Kovaçi
-Elda Hoti
-Kastriot Piroli
-Lindita Metaliaj
-Maksim Kola
-Mariglen Doci
-Marjana Brunga
-Salvador Kaçaj
-Ylvina Ndoj
-Zyrafete Kulli
Qarku Elbasan
-Tomor Alizoti, kryesues
-Alesia Balliu
-Arben Elezi
-Arbjola Halimi
-Ardian Turku
-Ardit Shehu
-Aurel Bylykbashi
-Bedri Qypi
-Bjanka Çopja
-Blerim Tafani
-Daniela Shyti
-Dashnor Sula
-Doris Madhi
-Gani Cani
-Hasim Çekrezi
-Lefter Gështenja
-Megi Balliu
-Mirela Kina
-Qani Xhafa
-Sabri Sallaku
-Servet Duzha
-Shefki Çota
-Silvi Bardhi
-Zheni Gjergji
Qarku Tiranë
1- Adriana Tolka
2- Adriana Kalaja
3- Aida Shehu
4- Akil Kraja
5- Albana Vokshi
6- Amarda Zeqiri
7- Andi Mustafaj
8- Arben Ristani
9- Asllan Dogjani
10- Avenir Peka
11- Çlirim Gjata
12- Dhurata Cupi
13- Dorjan Teliti
14- Edi Paloka
15- Edith Harxhi
16- Enkelejda Sallaku
17- Erges Eskiu
18- Ethem Aga
19- Faslli Goga
20- Fatjon Bathorja
21- Fjoralba Dizdari
22- Glauk Olldashi
23- Grigels Muçollari
24- Ibrahim Morina
25- Ilda Zhulali
26- Ilir Alimehmeti
27- Indrit Hoxha
28- Ines Nuria
29- Jonathan Pano
30- Jorida Tabaku
31- Keltis Kruja
32- Klevis Balliu
33- Lili Sulaj
34- Lisandër Hoxha
35- Mimoza Hajdarmataj
36- Mysylym Murrizi
Lini një Përgjigje