TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Dhjetor 2024, 16:52

Rama në aksion për vota, fal gjobat e Covid-it, IKMT dhe AKU; zbardhet drafti që “ndezi” Parlamentin

Shkruar nga Pamfleti

Rama në aksion për vota, fal gjobat e Covid-it, IKMT dhe AKU; zbardhet

Pse u kujtua tani PS që të bëjë faljen?

Zbardhet drafti i Partisë Socialiste që “ndezi flakë” sot seancën plenare. 40 deputetë kanë firmosur një ligj, me qëllim faljen e gjobave për të gjithë ata që janë gjobitur për ndërtime dhe ndërhyrje në shtëpi banimi, ata të gjobitur gjatë pandemisë, si dhe ata nga AKU.

Deri dje policia dhe IKMT kanë future në burg njerëz që kanë vënë dhe një dritare pa leje. Kemi rastin e Bojken Lakos që u dënua. Por tani në prag të zgjedhjeve, duket se qeveria është treguar zemërgjerë.

Anulohen të gjitha masat administrative të paekzekutuara, të vendosura nga data 1 janar 2015 deri më 30 nëntor 2024 në zonat rurale për sa i takon masave administrative vendosur nga Inspektoratet Vendore të Mbrojtjes së Territorit, Inspektorati Qendror i Mbrojtjes së Territorit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë”, thekson ligji.

Sipas draftit, do përfitojnë falje: Të gjitha subjektet të cilat kanë bërë ndërtime dhe ndërhyrje në shtëpi banimi në zonat rurale, ndërtime dhe ndërhyrje në objekte ku kryhen veprimtari të prodhimit, magazinimit, përpunimit, ruajtjes dhe tregtimit të produkteve bujqësore dhe blegtorale, mbajtjes të mjeteve të punës e inputeve bujqësore dhe blegtorale; Të gjitha subjektet që merren me aktivitetin e prodhimit, përpunimit, ruajtjes, tregtimit të produkteve bujqësore dhe blegtorale në zonat rurale; Të gjithë individët dhe subjektet në territorin e Republikës së Shqipërisë që nuk kanë zbatuar rregullat e vendosura për administrimin e situatës Covid-19 gjatë periudhës së pandemisë.

Por kjo lëvizje duket qartë që është një lëvizje elektorale. Pse u kujtua tani PS që të bëjë faljen? Sipas Kodit Zgjedhor në fillim të vitit nuk lejohen amnisti, shpërblime etj. Atëherë socialistët janë hedhur në sulm të kalojnë ligjin këtë vit. Siç duket Ramës nuk i dalin llogaritë për vota. Për këto raste po hedh miliona për të joshur pensionistët, emigrantët si dhe qytetarët e shkretë që janë telendisur gjykatave deri më tani. /Pamfleti

 

Dokumenta bashkëngjitur

Lini një Përgjigje