TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Dhjetor 2024, 14:52

"Bllokimi është ndihmë, jo zgjidhje", Rama: Fëmijët kanë shok Tik Tok-un, botën virtuale e bëjnë realitet

Shkruar nga Pamfleti

"Bllokimi është ndihmë, jo zgjidhje", Rama:

Kryeministri Edi Rama është shprehur se mbyllja e rrjetit social TikTok është ndihmë, por jo zgjidhje, duke kërkuar më shumë bashkëpunim mes prindërve dhe mësuesve për edukimin e fëmijëve.

Rama u shpreh se fëmijët botën virtuale e sjellin në atë reale, duke kryer edhe akte të rënda kriminale si vrasje.

"Jeta virtuale ka efekt deri në shëndetin mendor të fëmijëve. Botën virutale përpiqen ta sjellin në botën reale, duke krijuar edhe akte të rënda kriminale. Sikur, faktikisht zgjat aventurën e ekranit në jetën reale ku arrin deri edhe të vrasësh, e të mos kuptosh se çfarë ke bërë

Bllokimi i TikTok është ndihmë, por jo zgjidhje. Duhet përfshirje e drejtpërdrejte e familjes, shkollës, dhe të dyja pastaj bashkë, prindër, mësuesit, dhe institucioneve të tjera", tha Rama.

Lini një Përgjigje